CIVIL – Qendra për Liri ju uron të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut Ditën e Pavarësisë. Në këtë ditë, 8 shtator 1991, u mbajt referendumi që do ta çojë vendin drejt pluralizmit demokratik, sovranitetit dhe pavarësisë. Në 31 vitet e fundit, shteti maqedonas ka kaluar periudha të vështira dhe është përballur me sfida politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë. Shteti kaloi gjithashtu një periudhë të vështirë të dhunës strukturore, rrezikimit të demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, izolimit dhe braktisjes së objektivave strategjike të shtetit.
Shteti maqedonas sot është demokratik, multikulturor, multietnik dhe multikonfesional, pjesë e familjes botërore të demokracive të zhvilluara dhe përparimtare.
Shteti ynë ka një rrugë të gjatë në përballimin dhe tejkalimin e sfidave të mëdha në nivel kombëtar, rajonal dhe global. Shoqëria e Maqedonisë së Veriut ende përballet me sfida serioze të sjella nga nacionalizmi dhe tendencat anti-perëndimore dhe antidemokratike. Si shteti ashtu edhe shoqëria po përballen me rreziqet e shkaktuara nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës dhe kërcënimi për paqen botërore, sulmet hibride, si dhe pasojat e sfidave globale shëndetësore, socio-politike, të sigurisë dhe klimës.
Organizata mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për të ushqyer dhe avancuar më tej të drejtat dhe liritë e njeriut, promovimin e vlerave evropiane dhe të gjelbra, mbështetjen e strategjive për forcimin e multikulturalizmit, si dhe në luftën kundër dezinformimit, propagandës dhe formave të tjera të kërcënimeve hibride kundër paqen, lirinë, pluralizmin dhe demokracinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gëzuar Dita e Pavarësisë!