Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në një kumtesë për propozimin e presidencës franceze me BE-në, kërkon që Komisioni parlamentar për Politikë të Jashtme menjëherë të thirr takim me pjesëmarrje të kësaj ministrie në të cilin do të bisedohet për të gjitha dokumentet që janë në dispozicion për Maqedoninë e Veriut që të formulohet pozicioni i përbashkët bullgar me qëllim që të përcaktohen veprimet e ardhshme të diplomacisë bullgare, transmeton MIA.
Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në dokument saktësohet se nëse kjo nuk ndodh sa më shpejt, Ministria bullgare e Punëve të Jashtme do të ketë mandat vetëm t’i përmbahet Qëndrimit Kornizë, Deklaratës së Parlamentit të vitit 2019 dhe konkluzioneve të Këshillit Këshillëdhënës për Siguri Kombëtare të vitit 2022. Në dokumenti theksohet se përmbajtja e tyre nuk korrespondon plotësisht me “propozimin francez”.
Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë sqaroi se në bazë të dokumenteve të propozuara nga Presidenca franceze dhe raportit të Ministrisë për ecurinë e negociatave dhe fazën e arritur në to, projekt-protokolli dypalësh i është dërguar Komisionit të Punëve të Jashtme, së bashku me një letër duke shpjeguar përmbajtjen e tij, por që pas orës 19 të së premtes nuk kishte kush t’i çonte këto dokumente në zyrën e Asamblesë Popullore të Bullgarisë.
Ministria sqaron se projekt-protokolli i kërkuar mund të dorëzohet edhe sot, e diel. Në kumtesën për mediat thuhet edhe se në këtë fazë më nuk ekziston mundësi objektive që të përmbushen kriteret afatshkurta të përcaktuara në Pozicionin kornizë deri në fund të presidencës franceze me Këshillin e BE-së, e cila skadon më 30 qershor.