• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kovaçevski në Vatikan dhe Romë për nder të Ditës iluministëve Kiril dhe Metodi

May 23, 2022
in LAJME, Shoqëri
Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në kuadër të vizitës së tij në Romë dhe në Vatikan, me rastin e 24 majit – Dita e iluministëve sllavë Kirlit dhe Metodit do të ketë tatim tet-a-tet ndërsa më pas audiencë te Papa Françesku, njofton MIA.

Në audiencën te Papa Françesku, së bashku me Kovaçevskin, do të marrin pjesë edhe vajza Tamara Kovaçevska, si dhe anëtarë të delegacionit ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. Në delegacion janë edhe Martin Popov, shef i kabinetit të kryeministrit, Ana Andreeva, sekretare për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe protokoll të kryeministrit, Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Nikolla Jankullovski, rektor i universiteti Sh. Cirili dhe Metodi, Pimen Ilievski, mitropoliti i KOM-AO, Josif Todorovski, mitropoliti i KOM-AO dhe Zoran Stojanov, dekan i Dioqezës së Kishës katolike të Strumicës”, thuhet në komunikatën e Pres shërbimit qeveritar.

Më pas siç është paralajmëruar Kovaçevskisë bashku me ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani do të kenë takim me Sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin dhe sekretarin për marrëdhënie me shtetet, Pol Riçard Gallager. Programin për nder të 24 majit – Ditën e iluministëve sllavë Kirlit dhe Metodit, sot delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta përmbyll me vendosjen e kurorës me lule në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase në Bazilikën Papale e San Klementes dhe me një program të përshtatshëm kulturor e artistik në do të marrin pjesë edhe artistët tanë të shquar që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Në kuadër të vizitës së punës, kryeministri Kovaçevski do të takohet edhe me kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Nesër pjesa zyrtare e programit fillon me homazhe para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën e San Klementes, ku mitropolitët Pimen dhe Jozef do të kryejnë lutje për nder të Sh. Kirilit ku do të marrë pjesë i gjithë delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut me në krye kryeministrin Kovaçevski.

“Pjesa e punës gjatë vizitës në Itali më 24 maj përfshin edhe takimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryetarin e Këshillit të ministrave të Italisë, Mario Dragi.

Në programin kulturo-artistik, sot në sallën “Baldini” në Romë do të mbahet koncerti i tenorit të njohur Blagoj Nacoski, i cili do të performojë me pianistin Aleksandro D’Agostini. Programi përfshin vepra nga Stradela, Handel, Hajdn, Firfov, Todor Skalovski, Trajko Prokopiev, Blagoj Canev.

Do të interpretohen vargje nga: Vlado Maleski, Blaze Koneski, Slavko Janevski, Aco Shopov. Para koncertit do të mbajë fjalim ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Në kuadër të përkujtimit të Kirilit dhe Metodit, nesër në kinemanë “Titian” do të shfaqet dokumentari “Toka e mjaltit” me regji të Tamara Kotevska, me iniciativë të Ambasadës së Maqedonisë në Romë dhe Shoqatës “Gratë Diplomate” pranë MPJ-së së Italisë (ACDMAE).

Next Post
Zelenski: Është e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë lufta

Zelenski: Luftimet në lindje janë brutale, brenda ditës vdesin mes 50 dhe 100 luftëtarë ukrainas

Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në Madrid

Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në Madrid

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom