• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani: Çdo shtyrje e perspektivave evropiane mund të ketë pasoja serioze rajonale

April 27, 2022
in LAJME, INTEGRIME, POLITIKË
Osmani: SHBA-ja është angazhuar me përkushtim për zgjidhje më të shpejtë me Sofjen, punojmë për datën 14-të, por gjithë dhjetori është mundësi për fillim të negociatave
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mori pjesë në Forumin për raportet midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit (EU meets Balkans), të organizuar nga ALDE -Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Këshilli Atlantik i Bullgarisë dhe Forumi Liberal Evropian që është bashkëfinancuar nga Parlamenti Evropian, në të cilin marrin pjesë politikanë, zyrtarë të lartë të BE-së si dhe ekspertë nga rajoni, njofton agjencia e lajmeve MIA.

Siç theksohet në kumtesë, ministri Osmani u drejtua në panelin e titulluar “Përfitime nga integrimi” ku në moderimin e ish përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederika Mogerini, paraqitje patën edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Turqisë dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei.

Në paraqitjen e tij, Osmani iu referua momentumit aktual gjeopolitik në Evropë dhe efektit të tij me pasoja më të gjëra për Ballkanin në aspekt të sigurisë, stabilitetit dhe gjendjes ekonomike, si edhe në dritën e proceseve eurointegruese të shteteve të rajonit.

“Në javët e ardhshme, vendimet e sjella në nivel të BE-së do të jenë të një rëndësie thelbësore për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tij në BE. Çdo shtyrje e mëtejme në këtë rrugë mund të ketë pasoja serioze rajonale”, theksoi ministri Osmani.

Duke vlerësuar se integrimi evropian do të thotë ballafaqim më të mirë me sfidat përbashkëta dhe më e rëndësishmja, vulosje e përkatësisë në familjen e botës së lirë, demokratike dhe progresive, Osmani nënvizoi se përfitimet nga integrimi në BE janë të shumëfishta dhe siç thekson i “përjetojmë gati 20 vjet, por ato duhet të vazhdojnë ,të kultivohen dhe të sillen në nivel më të lartë – fillimin e negociatave të anëtarësimit që rrjedhimisht do të ketë efekt më të madh transformues dhe mobilizues”.

Next Post
Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarë

Kovaçevski – Shentop: Integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë

Xhaferi nga Ukraina: Do të angazhohem që institucionet e Maqeodnisë së veriut ta ofrojnë tërë përkrahjen e mundur

Xhaferi nga Ukraina: Do të angazhohem që institucionet e Maqeodnisë së veriut ta ofrojnë tërë përkrahjen e mundur

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom