• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVIL: Mbështetje për të gjitha gratë në botë, fund diskriminimit dhe dhunës ndaj grave!

March 8, 2022
in TË DREJTAT E NJERIUT, AKSION, BALLINA, LAJME
CIVIL: Mbështetje për të gjitha gratë në botë, fund diskriminimit dhe dhunës ndaj grave!
Share on FacebookShare on Twitter

Të drejtat e grave janë të drejta të cilat për 70 vite janë të mbrojtura me ligjin ndërkombëtar dhe Kombet e bashkuara. Gratë kanë të drejta të barabarta për shkollim, pronë, të votojnë dhe të fitojnë rrogë të drejtë dhe të barabartë si të gjithë tjerët të përfshirë në tregun e punës.

Për fat të keq, anembanë botës, si dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gratë dhe vajzat përballen me mohimin e të drejtave të tyre, diskriminimin dhe dhunën, thjeshtë, për shkak të përkatësisë gjinore.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e grave, 8 marsit, por edhe për çdo ditë,  e ngrit zërin në mbështetjen e të gjitha grave në botë, dhe kërkon t’i vihet fundi diskriminimit dhe dhunës ndaj gruas. Civili kërkon nga institucionet t’i ndërpresin angazhimet deklarative dhe t’i zbatojnë të gjitha ligjet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për mbrojtjen nga diskriminimi në bazë gjinore. Institucionet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, si dhe shoqëria në tërësi, duhet të punojnë në emancipimin dhe respektimin e të drejtave të grave.

Për fat të keq, shënimi i Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të Gruas në shoqërinë tonë, dekada me radhë është shndërruar në kuptim jashtëzakonisht të ulët të të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të barazisë gjinore, e cila është e garantuar me Kushtetutë, ligje dhe ligjet ndërkombëtare.

Përfaqësimi i drejtë i gruas në 50% nga institucionet për sjelljen e vendimeve nënkuptohet dhe duhet të zbatohet menjëherë.

CIVILI kërkon nga Qeveria të përgatisë masa ligjore dhe të sjell praktika të reja të sanksionimit të rreptë të çdo veprimi që e vendos gruan në pozitë vartëse ose e diskriminon në vendin e punës, në familje, në publik ose në cilin do vend tjetër ose situatë. Mediat dhe organizatat qytetare duhet të manifestojnë përgjegjësi më të lartë dhe të punojnë në edukimin qytetar për të drejtat e grave.

CIVILI përkujton për  propozimin që e shpalli publikisht më 8 mars të vitit 2018,  8 marsi të shpallet për ditë jo pune për të gjitha gratë në vend.

8 Marsi në shoqëri  dhe në politikat duhet të njihet si rast për veprim, të mos shfrytëzohet për kremtime dhe deklarata formale, por për promovimin e barazisë gjinore.

Të gjithë duhet të kyçen që ti japin fund diskriminimit dhe dhunës gjinore!

 

Next Post
Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve

Banka Botërore mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë

Mediat në SHBA: Në kufirin me Ukrainën, Rusia ka stacionuar rreth 70 për qind të armatës për invazion të vendit

Sanksionet e SHBA-së nuk përfshijnë import të uraniumit nga Rusia

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom