• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mban mbledhjen e 19-të

March 3, 2022
in LAJME
Qeveria miraton Programin Kombëtar për Pajtueshmërinë me Ligjin e Bashkimit Evropian – NPAA 2021-2025
Share on FacebookShare on Twitter

Në kontekst të ngjarjeve të fundit lidhur me Ukrainën, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria në mbledhjen e rregullt të 19-të e miratoi Informacionin për gjendjen me qytetarët e shtetit tonë në Ukrainë dhe nevojën për marrjen e masave për pranimin e shtetasve ukrainas të cilët janë të detyruar ta lëshojnë vendin e tyre.

Në përputhje me vendimin e Qeverisë, institucione specifike shtetërore të Maqedonisë së Veriut, detyrohen që në afat sa më të shpejtë të dorëzojnë informacione për kapacitete akomoduese shtetërore në dispozicion, me qëllim që të jemi të përgatitur për gjendjen eventuale të krizës së refugjatëve.

Në mënyrë plotësuese, shtetasit e Ukrainës që gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe të cilët për shkak të gjendjes nuk mund të kthehen në Ukrainë, do t’ju mundësohet vazhdim i qëndrimit në vend, ndërsa për ata të cilët do të jenë të detyruar ta lëshojnë vendin e tyre, institucionet tona do të sigurojnë hyrje të lehtësuar, duke mos qenë të detyruar të posedojnë test negativ PCR për KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, për shkaqe humanitare.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Strategjinë Nacionale për Menaxhim Kufitar të Integruar 2021-2025, me Plan Veprimi për zbatimin e Strategjisë Nacionale për Menaxhim Kufitar të Integruar (2021-2025).

Strategjia Nacionale për Menaxhim Kufitar të Integruar dhe Plani i duhur i Veprimit janë harmonizuar me Kornizën Strategjike Nacionale ekzistuese dhe dokumentet strategjike themelore, me theks të Programit të punës së Qeverisë 2021- 2024 i cili është në funksion të plotësimit të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të procesit për aderim drejt BE-së, si prioritete strategjike të Qeverisë.

Synimi kryesor i kësaj strategjie është arritja e kufijve të hapur dhe të sigurt, për qarkullim të shpejtë dhe të sigurt të udhëtare dhe mallrave, si dhe për   luftën kundër aktiviteteve ndërkufitare ilegale deri në atë nivel që nuk do të paraqesë kërcënim për sigurinë kufitare dhe sigurinë e qytetarëve.

Qeveria sot e shpalli Kurshumli an-in në Shkup si trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë.

Me këtë vendim me propozim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Kurshumli An, i cili është ndërtuar kah mesi i shekullit ХVI dhe i cili paraqet monument kulturor mundëson ruajtjen e përhershme të Hanit në gjendje burimore, përhapjen e vlerave dhe rëndësinë e Kurshumli An-it, si dhe parandalimin e veprimeve, dukurive dhe ndikimeve me të cilat kryhet, ose mund të ndodh dëmtimi ose degradimi i këtij monumenti kulturoro-historik nga trashëgimia arkitektonike.

Next Post
Bisedë telefonike Bajden – Zelenski

“Tajm”i nderon Zelenskin dhe Ukrainën

Kandidatura e Maqedonisë së Veriut për kryesimin e OSBE-së në takimin ministror në Tiranë

Pothuajse ka përfunduar evakuimi i vëzhguesve të OSBE-së nga Ukraina

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom