• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Kovaçevski me Reno-Baso: Mbështetja e BERZH-it për Maqedoninë e Veriut vazhdon, fokusi në projektet e infrastrukturës dhe energjisë

March 1, 2022
in INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Kovaçevski me Reno-Baso: Mbështetja e BERZH-it për Maqedoninë e Veriut vazhdon, fokusi në projektet e infrastrukturës dhe energjisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryetarin  i angazhuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrin e financave, Fatmir Besimi, në Londër takuan kryetarin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi, Odil Reno-Baso, në kuadër të Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski e vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën Maqedonia e Veriut është partner për gati 30 vjet dhe në të cilën nga viti 1993 e deri më sot banka ka miratuar projekte thelbësore në sektorin publik dhe privat që kanë rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve.

Në takim u theksua se nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe BERZH në nëntor  të vitit 2020 paraqet një hap i rëndësishëm përpara kuadër të bashkëpunimit tonë, i cili njeh procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian përmes një kombinimi të investimeve dhe ndihmës teknike.

Progresi i Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane është mbështetur dukshëm nga BERZH, tha kryeministri Kovaçevski dhe theksoi se mbështetja e BERZH-it në periudhën e ardhshme në investimet e gazit natyror dhe pjesëmarrja e bankës në interkoneksionin ndërkufitar të gazit me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë si dhe të tubacioneve për transmetimin e gazit natyror për korridoret kryesore të gazit Sveti. Nikoll-Veles dhe Gostivar-Kërçovë.

Kovaçevski në takim përshëndeti vendimin e BERZH-it nga Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor për bashkëfinancimin e pjesës lindore të Korridorit 8 hekurudhor , seksioni i fundit Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë. Ky projekt është një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë, tha Kovaçevski, duke pasur parasysh se është pjesë kyçe e bisedimeve të fundit me palën bullgare, gjegjësisht është një projekt strategjik mbi të cilin grupi punues bilateral në sektorin e transportit  është duke punuar në mënyrë aktive.

Kovacevski informoi Presidenten e BERZH Reno – Baso mbi Planin Strategjik të Investimeve 2021 – 2027 i cila ka për qëllim të inkurajojë rimëkëmbjen afatgjatë, duke u fokusuar në investimet kryesore produktive dhe infrastrukturën e qëndrueshme, veçanërisht në fushat e tranzicionit të gjelbër dhe digjital, konkurrencës së sektorit privat, forcimit të inovacionit dhe zhvillimi i sektorëve bazë shoqërorë, si dhe forcimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidentja e BERZH-it, Odil Reno-Baso, përshëndeti rolin udhëheqës që ka Maqedonia e Veriut në bashkëpunimin rajonal dhe shtoi se lidhja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është jetike për perspektivat ekonomike dhe stabilitetin politik të rajonit.

Next Post
Bajden: Votat nëpër SHBA na tregojnë qartë – Do të fitojmë këtë garë

Bajden: Qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga lufta bërthamore

Zgjedhjet në fokusin e CIVILit

Zgjedhjet në fokusin e CIVILit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom