Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së Sigurisë së Mynihut të sivjetmë,mbajti fjalim në debatin me temë “Mos shiko veçmas – Hartimi i rrugës për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor” („Don’t look decoupled – Charting a Path for the EU and Ëestern Balkans“).
Krahas Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me fjalën hyrëse, panelistë në këtë debat tematik ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmidt.
Debati u moderua nga ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën e Austrisë Karolina Edstadler, ndërsa debatin e ndoqën Kryeministrat e Bullgarisë dhe Kosovës Kiril Petkov dhe Albin Kurti, kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut Ëolfgang Ischinger, i dërguari special i BE-së për Ballkani Perëndimor, i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, si dhe disa të ftuar dhe pjesëmarrës të tjerë në konferencë.
Në vazhdim të kësaj kumtese, jua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski
Të nderuar zonja dhe zotërinj
Vitin e kaluar Maqedonia e Veriut shënoi 30 vjetorin e pavarësisë së saj. Festimi kishte një domethënie të veçantë sepse ne e festuam këtë jubile të rëndësishëm si një anëtar i plotfuqishëm, i tridhjetë i NATO-s
Anëtarësimi në Aleancën Atlantik të Veriut është arritja e një prej synimeve tona më të rëndësishme strategjike, përmes të cilit ne vazhdimisht ofrojmë siguri, stabilitet dhe siguri për vendin dhe qytetarët e tij.
Anëtarësimi në NATO është një shprehje e zgjedhjes sonë sovrane dhe konsensusit tonë të fortë shoqëror për t’u integruar plotësisht në botën demokratike.
Synimi ynë strategjik po aq i rëndësishëm, përveç anëtarësimit në NATO, është sigurisht anëtarësimi në BE.
Siç e dini, Maqedonia e Veriut ka qenë vend kandidat që nga viti 2005. Kanë kaluar 17 vjet deri më sot. Ne nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit saktësisht 21 vjet më parë.
Negociatat nuk kanë filluar ende dhe kjo sigurisht për shkak të sfidave që e kanë penguar rrugën tonë evropiane dhe integruese.
Por sot jemi ende në të njëjtën rrugë, sepse anëtarësimi në BE, për ne, nuk ka alternativë.
Për ne, integrimi në BE është çështje e vlerave të pranuara më të larta demokratike perëndimore dhe angazhimit për të përmbushur standardet evropiane të punës në të gjitha sferat e shoqërisë dhe në të gjitha institucionet.