• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kryeministri Kovaçevski: Perspektiva e qartë e BE-së për Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie strategjike për rajonin

February 21, 2022
in LAJME, DEKLARATA, POLITIKË
Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevski në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së Sigurisë së Mynihut të sivjetmë,mbajti fjalim në debatin me temë “Mos shiko veçmas – Hartimi i rrugës për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”   („Don’t look decoupled – Charting a Path for the EU and Ëestern Balkans“).

Krahas Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me fjalën hyrëse, panelistë në këtë debat tematik ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmidt.

Debati u moderua nga ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën e Austrisë Karolina Edstadler, ndërsa debatin e ndoqën Kryeministrat e Bullgarisë dhe Kosovës Kiril Petkov dhe Albin Kurti, kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut Ëolfgang Ischinger, i dërguari special i BE-së për Ballkani Perëndimor, i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, si dhe disa të ftuar dhe pjesëmarrës të tjerë në konferencë.

Në vazhdim të kësaj kumtese, jua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski

Të nderuar zonja dhe zotërinj

Vitin e kaluar Maqedonia e Veriut shënoi 30 vjetorin e pavarësisë së saj. Festimi kishte një domethënie të veçantë sepse ne e festuam këtë jubile të rëndësishëm si një anëtar i plotfuqishëm, i tridhjetë i NATO-s

Anëtarësimi në Aleancën Atlantik të Veriut është arritja e një prej synimeve tona më të rëndësishme strategjike, përmes të cilit ne vazhdimisht ofrojmë siguri, stabilitet dhe siguri për vendin dhe qytetarët e tij.

Anëtarësimi në NATO është një shprehje e zgjedhjes sonë sovrane dhe konsensusit tonë të fortë shoqëror për t’u integruar plotësisht në botën demokratike.

Synimi ynë strategjik po aq i rëndësishëm, përveç anëtarësimit në NATO, është sigurisht anëtarësimi në BE.

Siç e dini, Maqedonia e Veriut ka qenë vend kandidat që nga viti 2005. Kanë kaluar 17 vjet deri më sot. Ne nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit saktësisht 21 vjet më parë.

Negociatat nuk kanë filluar ende dhe kjo sigurisht për shkak të sfidave që e kanë penguar rrugën tonë evropiane dhe integruese.

Por sot jemi ende në të njëjtën rrugë, sepse anëtarësimi në BE, për ne, nuk ka alternativë.

Për ne, integrimi në BE është çështje e vlerave të pranuara më të larta demokratike perëndimore dhe angazhimit për të përmbushur standardet evropiane të punës në të gjitha sferat e shoqërisë dhe në të gjitha institucionet.

Next Post
Petkov për Blumberg: Me qasje të re për dalje nga qorrsokaku

Kiril Petkov: Me Kovaçevskin besojmë në marrëdhënie të mira, nuk do t’i nënshtrohemi provokimeve

Boçvarski: Investojmë në fqinjësi të mirë, 50 milion euro për lidhshmëri rrugore me Bullgarinë

Boçvarski: Jemi të gatshëm për debat për ligjin për ndërtimet pa leje

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom