• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

MPJ: Puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017

February 4, 2022
in LAJME, POLITIKË
MPJ: Puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017
Share on FacebookShare on Twitter

Puna e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore është një element i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 2017.

Pas daljeve të fundit publike të përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, dëshirojmë të theksojmë se puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të jashtme, në përputhje me nismën e fundit të dy vendeve, të konfirmuar në seancën e përbashkët të dy Qeverive, për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, mirëpresim vendimin e dy bashkëkryesuesve të Komisionit për intensifikimin e punës së Komisionit, me qëllim tejkalimin e dallimeve për çështjet më të ndjeshme.

“Ne e kuptojmë nevojën që anëtarët e Komisionit, veçanërisht të bashkëkryesusve të tyre, t’i paraqesin publikisht qëndrimet dhe opinionet e tyre, por të njëjtat nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore dhe as si pjesë e qëndrimeve politike të dy Qeverive”, theksohet në kumtesë.

Që këtu, të dy Qeveritë u bëjnë thirrje edhe një herë të gjithë faktorëve, përfshirë këtu edhe anëtarëve të Komisionit për Çështjet Historike, që të ruajnë dinamikën e aktiviteteve tashmë të dakorduar, që korrespondon me intensitetin e ri të komunikimit të forcuar mes dy vendeve, me qëllim që të shfrytëzohet momentumi i ri për kapërcimin adekuat të dallimeve midis dy vendeve dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Next Post
Qeveri e re deri në fund të javës

Kovaçevski – Mecola: Mbështetja e Parlamentit Evropian është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor

Bajden: Votat nëpër SHBA na tregojnë qartë – Do të fitojmë këtë garë

Bajden: Forcat amerikane e kanë vrarë liderin e organizatës terroriste Shteti Islamik

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom