• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Osmani: Si anëtare e NATO-s përgatitemi për të gjitha rreziqet e sigurisë së përbashkët

January 28, 2022
in LAJME, INTEGRIME, POLITIKË
Osmani: SHBA-ja është angazhuar me përkushtim për zgjidhje më të shpejtë me Sofjen, punojmë për datën 14-të, por gjithë dhjetori është mundësi për fillim të negociatave
Share on FacebookShare on Twitter

Deri tani rreth 40 shtetas tanë në Ukrainë janë paraqitur për evakuim nëse vjen deri te gjendja e luftës në atë vend. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) para disa javë ka formuar grup pune dhe ka kontaktuar që bëjë plane për tërheqjen e tyre eventuale, ka thënë ministri Bujar Osmani.

“Tani për tani nuk ka nevojë për këtë, por nëse paraqitet nevoja, qytetarët tanë e dinë se ku të paraqiten dhe si do t’i sjellim në Shkup. Kemi dakorduar marrëveshje- njëri opsion për të cilin diskutojmë me Republikën e Bullgarisë është bashkërisht t’i transferojmë, por ka edhe disa variante alternative. Siç i kemi tërhequr qytetarët tanë nga Afganistani, tani jemi të përgatitur për të gjitha skenarët. Por shpresojmë se tentimet tona diplomatike do të japin rezultat dhe se nuk do të vjen deri te më e keqja. Në rast të më së keqes, kuptohet se NATO do të reagojë. Kuptohet se jemi të shqetësuar për atë që ndodhë pasi agresioni rus në Ukrainë do të jetë rrezik serioz i sigurisë evropiane dhe botërore me reperkusione serioze për rendin juridik ndërkombëtar, sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të pavarura”, tha Osmani në “Samo intervju (Vetëm intervistë) në Kanal 5.

Ka thënë se e mbështesim pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, por edhe të drejtën e çdo shteti që në mënyrë të pavarur të zgjedh prioritetet e saja të jashtme politike. “Jemi anëtare e NATO-s dhe kuptohet që përgatitemi për të gjitha rreziqet kundrejt sigurisë së përbashkët. Në parimet bazë të NATO-s qëndron që ajo të kujdeset për sigurinë e anëtareve dhe partnerëve të saj. Ne jemi anëtare e NATO-s dhe konform kësaj kemi obligim ndaj sigurisë kolektive”, ka thënë Osmani në pyetjen nëse do të marrim pjesë në luftë të parë si anëtare e Aleancës.

Tani për tani po zhvillohen aktivitete diplomatike mes NATO-s dhe Rusisë dhe ne tha Osmani, mund të bëjmë thirrje në de-përshkallëzim të situatës si mundësi më e mirë për tejkalimin e gjendjes, tërheqjen e ushtarëve rus nga kufiri me Ukrainën dhe ndërprerjen e kërcënimeve hibride.

“Por nëse diplomacia nuk funksionon, NATO doemos të jetë e gatshme për mbrojtjen e anëtareve të saja, ndërsa ne jemi pjesë e atij sistemi të sigurisë kolektive. Nëse ne do të ishin nën një sulm të tillë, sigurisht në vende tjera do të ishte jopopullore të vijnë ushtarë të na mbrojnë neve, duhet të mendojmë se si do ishte kjo për neve. Prandaj në këtë proces duhet të jemi solidar. Kjo çështje nuk e prek vetëm Ukrainën, por edhe rendin juridik ndërkombëtar. Nëse mundet çdo vend të sulmojë një tjetër, atëherë hapet rruga e kthimit të perandorive dhe këtu rrezikohen të gjitha shtetet e pavarura në botë”, ka thënë ministri Osmani.

Burimi: MIA

Next Post
Makron do të zhvillojë bisedë telefonike me Putinin për shkak të situatës në Ukrainë

Makron do të zhvillojë bisedë telefonike me Putinin për shkak të situatës në Ukrainë

Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve

Qeveri: Vazhdohet masa për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike nga prodhimi vendor për edhe dy muaj

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom