• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Qeveria mban mbledhjen e saj të 7-të

January 27, 2022
in LAJME, POLITIKË
Qeveria kërkoi nga Komisioni për Sëmundje Infektive analiza plotësuese dhe studime krahasuese për masat e propozuara
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 7-të të rregullt solli vendim për uljen e periudhës së izolimit për personat te të cilët në mënyrë laboratorike është përcaktuar prezencë e KOVID-19, si dhe periudha e vetizolimit/karantinës së personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rast të konfirmimit me KOVID-19.

Në pajtim me këto rekomandime personat të cilët përmes laboratorit e kanë konfirmuar praninë e KOVID-19 (me test PCR ose me test të shpejtë antigjen), ndërsa të cilët nuk kanë zhvilluar simptoma të sëmundjes, gjegjësisht janë raste asimptomatike të KOVID-19 u caktohet izolim shtëpie prej shtatë ditësh nga dita e testimit. Pas përfundimit të periudhës së izolimit, tre ditë pas duhet respektim i rreptë i masave për mbrojtje personale (mbajtja e maskës mbrojtëse N95/FFP2 gjatë qëndrimit në hapësirë të mbyllur me persona të tjerë ose në hapësirë të hapur kur nuk mund të ruhet distancë prej dy metrash, dezinfektim të shpeshtë të duarve, shmangien e grupimit.

Për personat të cilët përmes laboratorit u është vërtetuar prani e KOVID-19 (me test PCR ose test të shpejtë antigjen), ndërsa të cilët kanë zhvilluar pasqyrë klinike përkatëse me virusin, gjegjësisht janë raste simptomatike, duhet t’u caktohet izolim shtatë ditë nga dita e testimit si edhe tre ditë një pas një nëse personi është pa temperaturë trupore.

Sipas këtyre ndryshimeve, personat të cilët kanë pasur kontakt të afërt me raste të konfirmuara të KOVID-19 shkojnë në vetizolim/karantinë në shtëpi prej shtatë ditësh nga dita e kontaktit të fundit me rastin e konfirmuar, ndërsa pas përfundimit të periudhës së vetizolimit/karantinës nevojitet edhe tri ditë shtesë rreptësisht t’i respektojnë masat për mbrojtje personale.

Përjashtim nga masa e vetizolimit/karantinës, sipas vendimit të Qeverisë, duhet të ketë për ata persona të cilët e përmbushin njërin prej kritereve:

  • Janë të vaksinuar me Kovid-19 vaksinë me dy ose tri doza, ndërsa nga doza e fundit të mos kenë kaluar mbi gjashtë muaj;
  •  Që e kanë kaluar KOVID-19, ndërsa testi pozitiv të mos jetë mbi gjashtë muaj;
  • Personat të cilët kanë kontakte të afërta, ndërsa të cilët për shkak të përmbushjes së kritereve të lartpërmendura janë përjashtuar nga vetizolimi/karantina, në mënyrë të obligueshme duhet t’i respektojnë masat për mbrojte personale në periudhë prej 10 ditësh nga kontakti i fundit me rastin e konfirmuar.

Data e kontaktit të fundit me rastin e konfirmuar konsiderohet si dita zero.

Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim që mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm të vazhdojë me prezencë fizike të nxënësve më 1 shkurt.

Ky vendim është miratuar në bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe në përputhje me rekomandimet e UNICEF-it, ndërsa Qeveria bën thirrje për respektimin dhe zbatimin e vazhdueshëm të protokolleve për mësimin me prezencë fizike.

Next Post
Kovaçevski – Gir: Është për t’u përshëndetur energjia e re për bashkëpunim me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut vazhdon me proceset reformuese me ndihmën e institucioneve evropiane

Kovaçevski – Gir: Është për t’u përshëndetur energjia e re për bashkëpunim me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut vazhdon me proceset reformuese me ndihmën e institucioneve evropiane

Prokurori Joveski: Autorët e “Monstrës” akuzohen në bazë provave të forta dhe të qëndrueshme

Prokurori publik Joveski mori kërcënime për jetë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom