• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Prokurori publik Joveski mori kërcënime për jetë

January 27, 2022
in LAJME, DREJTËSI
Prokurori Joveski: Autorët e “Monstrës” akuzohen në bazë provave të forta dhe të qëndrueshme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori publik Lubomir Joveski mori kërcënim për jetën e tij për shkak të lëndës konkrete penale për të cilën procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021.

Kërcënimi, që ishte dërguar përmes dërgesës së rekomanduar është shënuar në gjuhën maqedonase dhe angleze siç thonë nga Prokuroria ka qenë nga një “organizatë terroriste e cila lufton dhe vret për padrejtësi”.

“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme, me postë të rekomanduar të dërguar nga Posta e Manastirit më 17.01.2022 në orën 10:26, mori kërcënim për jetën e tij. Kërcënimi ka të bëjë me një rast konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura, sepse është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje publike. Kërcënimi siç citohet në letër, është nga një organizatë terroriste e cila lufton dhe vret për padrejtësi dhe anëtarët e saj janë të gatshëm të vdesin për qëllimet e organizatës” thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut thekson se kërcënimet e tilla janë të kota dhe me këtë rast thekson se kërcënimet, edhe nëse janë për jetë, nuk do ta lëkundin në zbatimin e ligjeve edhe në sjelljen profesionale dhe të përgjegjshme të Prokurorisë Publike. nga Prokuroria paralajmërojnë se dërgesa do të dorëzohet deri te Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të hulumtimit të përmbajtjes dhe gjetjes së personit i cili e ka dërguar.

Burimi: MIA
Next Post
Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta festojnë bashkërisht 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta festojnë bashkërisht 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Osmani: SHBA-ja është angazhuar me përkushtim për zgjidhje më të shpejtë me Sofjen, punojmë për datën 14-të, por gjithë dhjetori është mundësi për fillim të negociatave

Osmani: Si anëtare e NATO-s përgatitemi për të gjitha rreziqet e sigurisë së përbashkët

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom