• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Grupi i punës për ndërlidhje hekurudhore me Bullgarinë do të takohet së paku katër herë në vit

January 24, 2022
in LAJME, INTEGRIME
Grupi i punës për ndërlidhje hekurudhore me Bullgarinë do të takohet së paku katër herë në vit
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria sot në mbledhje e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit për mirëkuptim për zhvillim të ndërlidhjes hekurudhore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë “Shkup-Sofje”, që pritet të nënshkruhet gjatë mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive e cila do të mbahet nesër në Sofje.

“Me dokumentin shprehet pajtueshmëria për formimin e Grupit të përbashkët të punës të përpiluar nga ekspertë me kapacitet profesional adekuat dhe ekspertizë në sfera siç janë menaxhimi me projekte, e drejta evropiane dhe ndërkombëtare, inxhinieri dhe menaxhim me financa, me qëllim që të përshpejtohet procesi i aktiviteteve përgatitëse dhe implementuese për projektin, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Memorandumi, qëndron në informatë, është përgatitur duke e pasur parasysh zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve, si dhe nevojën për përforcim të aktiviteteve tregtare dhe ekonomike dhe e cekë qëllimin e përbashkët për zhvillim të “Projektit për ndërlidhje hekurudhore Shkup-Sofje”, që është me interes të përbashkët dhe rajonal dhe ka rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike për qytetarët dhe ekonomitë mes dy shteteve.

Në pajtim me Memorandumin, Grupi i punës do të takohet së paku katër herë në vit në nivel ekspertësh për të punuar në përparimin e zbatimit të projektit. Për ndërlidhjen hekurudhore me Bullgarinë nga ana jonë në fazë përfundimtare është evaluimi i ofertave nga tenderi për dy akset e para, Kumanovë-Belakoc dhe Belakoc – Kriva Pallankë, ndërsa punët ndërtimore pritet të vazhdojnë në pranverë, si dhe të shpallet tender për aksin e tretë Kriva Pallankë-kufiri me Bullgarinë.

Finalizimi i projektit të përgjithshëm, sipas paralajmërimeve, pritet gjatë vitit 2027.

Burimi: MIA
Next Post
Petrovska: Zotohemi për zgjidhjen diplomatike të çështjes ukrainase

Petrovska: Zotohemi për zgjidhjen diplomatike të çështjes ukrainase

Shtabi i krizës rekomandon izolimi ndaj Kovid-19 të zgjatë 7 ditë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom