Nga janari i vitit 2022 do të fillojë t’u paguhet kompensimi mujor specializantëve privatë të cilët kanë filluar specializimin në shtator të vitit 2021, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Specializantëve do t’u paguhen edhe kompensimet mujore të ngelura, përkatësisht nga shtatori deri në fund të vitit 2021”, tha Ministria e Shëndetësisë.
Nga ministria theksojnë se për herë të parë, duke filluar nga viti 2018, specializantët privatë për punën e tyre marrin një kompensim mujor në masën e pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm. Më parë, specializantët privatë punonin pa para gjatë specializimit.
Përveç kompensimit mujor, nga viti 2021, specializantët privatë do t’u paguhet edhe sigurimi shëndetësore dhe do t’u paguhen kujdestaritë.