• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Gashi: Ismaili është i pastër si loti, nëse vërtetohet faji unë jap dorëheqje

December 22, 2021
in LAJME, DREJTËSI, POLITIKË
Gashi: Ismaili është i pastër si loti, nëse vërtetohet faji unë jap dorëheqje
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Kulturës është i pastër si loti, deklaroi kryetari i Alternativës Afrim Gashi sonte në “Ditarin” e televizionit “Sitell”, në lidhje me kërkesën e Antikorrupsionit që të ngritët procedurë penale nga Prokuroria për ish-ministrin e Kulturës Hysni Ismaili për të cilin ekziston dyshimi se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit në periudhën e pas zgjedhjeve.

Ismaili është pjesë e partisë së Alternativës dhe është emëruar për nënkryetarë të Kuvendit.

“Aspak nuk është e saktë, kjo nismë shumë indikative e filluar nga struktura politike, është plotësisht e politizuar. Unë konfirmoj se Hysni Ismaili është i pastër si loti, unë më shumë i besoj atij se vetëvetes. Kështu që me shumë përgjegjësi konfirmoj se nuk është bërë asgjë e papërgjegjshme dhe e pandershme nga ky njeri. Nëse konfirmohet diçka e tillë, unë jap dorëheqje”, deklaroi Gashi.

I pyetur se si do të funksionojnë në pushtetin lokal. Gashi tha se qëndrimi i tyre është se në nivel lokal problemet e qytetarëve janë më të ndryshme dhe se dëshirojnë të jenë besnik atyre koalicioneve. Sqaroi se me Aleancën për Shqiptarët kanë koalicion, derisa me VMRO-DPMNE-në vetëm bashkëpunim për mbështetje e kandidatëve në disa komuna. “Gjersa njëanshëm nuk ndërpritet bashkëpunimi, Alternativa do të jetë pjesë e këtyre pozicioneve që ka pasur në zgjedhjet lokale”, tha Gashi.

Kryetari i Alternativës shikon edhe mundësi për bashkëpunim të sërishëm me këto parti në zgjedhje të tjera të ardhshme.

“Partitë politike në Maqedoni nuk duhet të barrikadohen në llogoret e tyre, duhet të komunikojnë, duhet të kenë koalicione të ndryshme, bashkëpunim në nivele të ndryshme. Por, kjo duhet të bëhet në bazë të kritereve parimore dhe politike që janë në dobi të të gjithë qytetarëve. Mundohem të përmirësoj kulturën politike në shtet, mendoj se kjo është e shëndetshme për të gjithë realitetin politik në shtet dhe vetëm kështu mund të shkojmë përpara”, tha Gashi.

Burim: MIA
Next Post
Zaev pret që kontributi i taksës mjedisore në mjedis të kuptohet përmes debatit

Zaev nga Tirana: Bujqësia është avantazh i përbashkët për të gjitha vendet e rajonit dhe për këtë i kemi lehtësuar procedurat administrative për qasje të shpejtë në treg

The Guardian: Vuçiq do ta pranojë pavarësinë, marrëveshja Kosovë – Serbi brenda 6-12 muaj

Vuçiq: Këtu nuk po bëhet Serbia dhe Shqipëria e Madhe, por gjëra të mira për qytetarët

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom