• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Eskobari nga Shkupi nuk shkon në Sofje, por nuk përjashton mundësinë se do ta vizitojë

December 7, 2021
in LAJME, POLITIKË, RAJON
Eskobari nga Shkupi nuk shkon në Sofje, por nuk përjashton mundësinë se do ta vizitojë
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Eskobar, pas qëndrimit në Shkup nuk do të shkojë në Sofje, por nuk e përjashton mundësinë që ta vizitojë.

“Pas Shkupit nisem drejt Bosnjës ku do të mbahet Konferenca për implementim paqësor. Më pas, nisem drejt Tiranës, ku sërish do të dërgoj sinjale për mbështetjen tonë për anëtarësim në BE pas çka do të nisem për në Londër, që të takohem me përfaqësuesin e ri të posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, i cili i ka ftuar ministrat e jashtëm nga Ballkani Perëndimor për të konkretizuar se si bashkëpunimi ynë do të funksionojë në të ardhmen në rajon. Tërë këta janë shembuj për zhvillim pozitiv në rajon. Shpresojmë se Maqedonia do të jetë partnere e plotë dhe do të na ndihmojë të ketë përparim. Nuk e përjashtoj mundësinë që në një moment të caktuar të vizitoj edhe pjesë të tjera të Evropës ku ka çështje të rëndësishme për të cilat duhet të bisedojmë”, tha Eskobar gjatë intervistës për “360 gradë”, i pyetur nëse planifikon ta vizitojë Sofjen. Ai e sqaroi deklaratën e dhënë pas takimit me ministrin Bujar Osmani, në kontekst të nevojës për fillim sa më të shpejtë të negociatave inkuadruese, kur tha se “e përshëndetë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për fleksibilitet”.

“Ajo që e mendoj është se e mbështesim çdo përpjekje tuajën për të bërë gjithçka për fillim të atij procesi. Bëtë reforma, dërguat sinjale se keni për qëllim të bëni gjithçka nevojitet dhe kjo Qeveri shprehi mbështetje të fuqishme, vizion të fuqishëm strategjik për t’u bërë anëtare e BE-së dhe ne vazhdojmë ta mbështesim këtë”, tha Eskobar. Përsëriti se për çështjen për zhbllokim të eurointegrimeve të Maqeodnisë së Veriut Uashingtoni është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aleatët e tij evropianë.

“Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ju, në mënyrë kulturologjike, historike dhe gjithnjë e më intensivisht edhe ekonomike, jeni pjesë e Evropës. Do të duhej të kishit vend në tryezë. Plotësisht, përfunduat disa reforma të mira që ju kualifikojnë për ta filluar procesin. Bashkëpunojmë prej së afërmi me partnerët tanë evropianë, të gjithë partnerët tanë evropianë, në mënyrë që të sigurohemi që kjo të ndodhë shumë shpejtë. Shpresojmë dhe akoma shpresojmë se mund të filloni me konferencat ndërqeveritare këtë vit. Nëse jo këtë vit, atëherë sa më parë vitin e ardhshëm. për këtë çështje jemi në komunikim të përhershëm me të gjithë partnerët tanë evropianë”, deklaroi Eskobar.

Burim:MIA
Next Post
Dimitrov: Ne do të hyjmë në Evropë si maqedonas që flasin maqedonisht

Dimitrov: Do të bëjmë gjithçka për të arritur një rrugëdalje dinjitoze nga mosmarrëveshja me Sofjen

Bullgaria dëshiron ta ndajë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së

Bullgaria dëshiron ta ndajë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom