• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVIL-i në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, u bën thirrje subjekteve dhe institucioneve politike të luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes

November 16, 2021
in AKSION, BALLINA, GJUHË E URREJTJES, LAJME, TË DREJTAT E NJERIUT
CIVIL-i në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, u bën thirrje subjekteve dhe institucioneve politike të luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, më 16 Nëntor, CIVIL-i kujton dhe bën thirrje për forcimin e ndërgjegjësimit publik për rreziqet e jo tolerancës, promovon të drejtat dhe liritë universale të njeriut, nderimin, pranimin dhe respektimin e diversitetit, vullnetin dhe aftësinë për të bashkuar diversitetin pavarësht nga bindjet politike, fetare, racore, seksuale dhe të tjera.

Qytetaret dhe qytetarët janë të ftuar për të nxitur solidaritetin reciprok, respektin dhe mirëkuptimin, për të respektuar dallimet në komunikimin e përditshëm dhe në edukimin e brezave të rinj.

Institucionet arsimore dhe kulturore, media dhe shoqëria civile janë ndër ato që janë më të thirrurit për të zbatuar programe për edukimin e brezave të rinj për nevojën për të ndërtuar një shoqëri tolerante, gjithëpërfshirëse dhe paqësore, në të cilën diversiteti respektohet si cilësi dhe përparësi.

CIVIL-i njeh se ka arritje të mëdha dhe pozitive në promovimin e tolerancës me projektet dhe praktikat politike dhe institucionale. Megjithatë, shoqëria mbetet thellësisht e ndarë si rezultat i retorikës dhe veprimeve të strukturave të caktuara politike që prodhojnë rregullisht gjuhë të urrejtjes, dezinformim, që shpesh rezulton me dhunë në forma të ndryshme.

Aspiratat tona janë të përqendruara në vlerat më të larta universale, si respektimi i pacenueshëm i të drejtave të njeriut, respektimi i diversitetit në çdo aspekt, njohja e vlerave të ndryshme dhe njohja me të huajt, deri te një qasje jo e dhunshme, pra paqësore për zgjidhjen e çdo konflikti.

CIVIL-i edhe një herë u bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura në lidhje me gjuhën e vazhdueshme të urrejtjes, të refuzojnë praktikën e mosndëshkimit të kujtdo që promovon, përdor dhe nxit gjuhën e urrejtjes.

Edhe këtë vit, CIVIL-i u dërgon mesazh të gjithë qytetarëve dhe qytetareve, subjekteve politike dhe institucioneve shtetërore që t’u përmbahen parimeve të larta morale të tolerancës dhe të luftojnë gjuhën e urrejtjes dhe propagandën e zezë që shkaktojnë kaos dhe shkatërrim.

 

Next Post
Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse nesër në seancë kuvendore, ribalanci i Buxhetit më 29 tetor

Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës

Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit

Osmani: Po shkojmë drejt asaj që BE-ja të mos jetë më ide fituese në zgjedhje

  • Ballina
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom