Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot në konferencë për shtyp informoi për gjendjen me koronavirusin në vend, tha se ndoshta jemi para valës së re të Kovidit.
Siç deklaroi ai, shumë është vështirë të identifikohet shkaku i vërtetë për rritjen e rasteve me Kovid. Është e mundur të bëhet fjalë për ndonjë nga variantet e virusit. Për këtë shkak priten rezultatet nga sekuencionimi, të cilat duhet të arrijnë në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër.
Megjithatë, sipas tij, zgjedhjet lokale nuk kanë qenë rrezik, ndërsa dëshmi për këtë është se ka rritje të të sëmurëve mes më të rinjve, të cilët as nuk kanë marrë pjesë në tubime dhe në fushata. Lidhur me mbledhjen e paralajmëruar të Komisionit për sëmundje infektive, Filipçe theksoi se do të dëgjohen mendimet dhe propozimet. Të gjitha opsionet janë të hapura, por duhet të jenë përmbajtësore dhe të zbatueshmne.
Filipçe, i cili u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, i ka hedhur poshtë si të pasakta konstatimet në opinion se politikanët nuk e dëgjojnë zërin e shkencës lidhur me paralajmërimet, masat dhe protokollet.
“Absolutisht nuk është e saktë dhe nuk është e vërtetë se politika nuk e dëgjon qëndrimin e shkencës. Gjithçka që bëjmë dhe zbatojmë, vjen nga shkenca. Në Komisionin e sëmundjeve infektive anëtarësojnë infektologë dhe epidemiologë me përvojë të madhe. Konsultojmë edhe ekspertë të jashtëm. Unë personalisht kam qenë në kontakt me ta. Prej fillimit të pandemisë e deri tani, të gjitha masat vijnë si rekomandim të ekspertëve. Nuk ka kurrfarë politike në asnjë periudhë kohore gjatë disenjimit të masave dhe rekomandimeve”, është decid Filipçe.
Ai edhe një herë apeloi që qyteraët të vaksinohen dhe paralajmëroi se pikërisht të pavakisnuarit e bëjnë presionin më të madh ndaj spitaleve. Në pajtim me zhvillimet, shtoi ai, një përqindje e madhe nga të pavaksinuarit kanë rrezik shumë të madh të sëmuren dhe kjo po ndodh. Megjithatë, shtoi ai, tani për tani nuk mendohet që vaksinimi të bëhet i obligueshëm. Vaksinimi dhe respektimi i masave, tha ai, janë çelësi për daljen nga pandemia. Sipas tij, nëse numrat aktuale me të infektuarit nga Kovid-19 vazhdojnë, do të thotë se vala e re ka filluar.
“Vështirë mund ta parashikojmë dinamikën. Kapacitetet spitalore, mjekët dhe infermieret janë të gatshëm, por duhet qytetarët të dinë se punonjësit shëndetësorë janë të lodhur pasi intensivisht punojnë gjatë tërë periudhës së kaluar. Disa qendra për Kovid as nuk janë mbyllur, ndërsa edhe disa pjesë nga disa klinika janë tërësisht të shndërruara në Qendra për Kovid. Dhe nuk është thelbi të mbushen spitalet, por njerëzit të vaksinohen. Për këtë shkak apeloj, qytetarët intensivisht të imunizohen, duke filluar nga sot. Shumë është me rëndësi që vala të pengohet”, tha Filipçe.
Qëndrimi i tij është së vështirë mundet virusit t’i dilet në rrugë me masa restriktive dhe kjo është një nga mësimet, të cilën e tërë bota e mësoi. Në pyetjen nëse mosparaqitja e tij një kohë të caktuar në opinion ka lidhje me krizën politike në këtë moment.
Filipçe u përgjigj se situatat epidemiologjike është relativisht stabile dhe për këtë shkak nuk ka pasur nevojë të del në opinion, ndërsa në procesin zgjedhor as nuk ka mundur të ketë çfarëdo prezantimesh. “Kjo konferencë për shtyp është për shkak të ndryshimit të gjendjes epidemiologjike”, tha ministri i Shëndetësisë.