• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Albanian Post: Makroni kërkon të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

November 11, 2021
in LAJME, POLITIKË
Albanian Post: Makroni kërkon të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, iu ka dërguar letra të gjithë ambasadorëve francezë në vendet e Bashkimit Evropian, në të cilat kërkon nga ai që intensivisht të punojnë për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Albanian Post.

Portali shqiptar sipas burimeve të tij nga Pallati i Eliseut, shkruan se Makroni ka vendosur dy data. Data e parë për zgjidhjen e problemit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është 14 dhjetori, gjegjësisht deri atëherë dy vendet ballkanike duhet të arrijnë marrëveshje për veton bullgare për Maqedoninë e Veriut, që është pengesë për hapjen e bisedimeve edhe për Shqipërinë.

Data e dytë e vendosur nga Makroni, është 31 dhjetori. Deri në fund të vitit sipas Allbanian Post, presidenti i Francës ka kërkuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Simbolika e 14 dhjetorit ka lidhje me takimin e shefave të vendeve të BE-së. Nëse marrëveshja arrihet deri në këtë datë, atëherë Unioni do të mundet ta vërtetojë fillimin e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

Ambasadorët francezë në BE i pret agjendë intensive e takimeve deri më 14 dhjetor. Albanian Post në analizën e tij edhe shton se ky është një nga hapat më konkret që merret nga një vend anëtar i BE-së për hapjen e bisedimeve. Shkaku kryesor për këtë shtytje nga Parisi zyrtar është fakti që Franca e ndërmerr kryesimin me Unionin nga 1 janari i vitit 2022. Parisi nuk dëshiron të ndërmerr një problem të vjetër të pazgjidhur, thekson portali.

Për këtë iniciativë Makroni ka marrë leje nga liderët e vendeve udhëheqëse në BE, në mesin e të cilave edhe nga kancelarja gjermane në largim Angela Merkel.

Albanian Post shkruan edhe se Maqedonia e Veriut tani është në një situatë të paqartë politike. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por kjo zyrtarisht ende nuk është bërë, ndërsa pritet edhe votëbesimi i Qeverisë së tij në Parlament.

Burim: MIA
Next Post
Të jesh lojtar rus nuk është gjë e vogël

Të jesh lojtar rus nuk është gjë e vogël

Shumë shqiptarë në Maqedoni nuk besojnë virusin e vaksinën, e në krye të partive plot mjekë e doktora?!

Çfarë vendosin deputetët shqiptarë sot në parlament?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom