• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Borrel-Blinken: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut t’i fillojnë bisedimet pa zvarritje

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrel dhe sekretari shtetëror amerikan Antony Blinken në deklaratën e sotme të përbashkët theksojnë se BE-ja dhe SHBA-ja e përforcojnë angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, njofton Portalb.mk.

October 21, 2021
in LAJME, INTEGRIME
Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane

epa05684079 A view of the Berlaymont building, house of the European Commission headquarters, in Brussels, Belgium, 21 December 2016. EPA/OLIVIER HOSLET

Share on FacebookShare on Twitter

Ata thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet që t’i fillojnë bisedimet me BE-në pa anulime, por shprehin shqetësim në lidhje me “retorikën përçarëse” në BeH. Ata theksojnë se dialogu i lehtësuar nga BE është kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratë të përbashkët, thuhet se pas takimit të javës së kaluar në Uashington mes Borrellit dhe Blinkenit, BE dhe SHBA janë pajtuar që plotësisht ta përforcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor që ta mbështesin zhvillimin e rajonit në rrugën evropiane.

“E nënvizojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit të BE-së. Anëtarësimi në BË, që është theksuar si prioritet për tërë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbrojtje të të drejtave themelore dhe avancim të sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Në kumtesë shtohet se rajoni i përket BE-së, ndërkaq integrimi më i afërt do ta përforcojë stabilitetin dhe do të kontribuojë në prosperitetin e njerëzve të rajonit.

“Në këtë kontekst, theksojmë se bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet që të fillojnë pa zvarritje”, thotë Borrell dhe Blinken.

Ndryshe, Komisioni Evropian dje miratoi Pakon për Zgjerim 2021 bashkë me raportim e progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe për Maqedoninë e Veriut. Në raportin që u prezantua dje pasdite në Parlamentin Evropian në Stresburg, Komisioni Evropian e kritikoi bllokadën për hapjen e bisedimeve dhe është e kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kriteret për anëtarësim të BE-së dhe që autoritetet tregojnë orientim të qartë pro evropian

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Burim: Portalb
Next Post

Zaev bëri thirrje për unifikim: Jemi të vetëdijshëm se nuk ka më tolerancë për përsëritje e gabimeve të njëjta

Shekerinska në Bruksel në mbledhjen e parë me prani fizike të ministrave të NATO-s për mbrojtje nga fillimi i pandemisë

Shekerinska në Bruksel në mbledhjen e parë me prani fizike të ministrave të NATO-s për mbrojtje nga fillimi i pandemisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom