• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

KE e miratoi raportin për Maqedoninë e Veriut: Vendi vazhdon t’i plotësojë kushtet për fillimin e bisedimeve

October 20, 2021
in LAJME, INTEGRIME, POLITIKË
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian sot e ka miratuar Pakon për Zgjerim 2021 bashkë me raportim e progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe për Maqedoninë e Veriut. Në raportin që u prezantua pasdite në Parlamentin Evropian në Stresburg, Komisioni Evropian e kritikoi bllokadën për hapjen e bisedimeve dhe është e kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kriteret për anëtarësim të BE-së dhe që autoritetet tregojnë orientim të qartë pro evropian, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe autoritetet e demonstruan publikisht përkushtimin e tyre të fortë për vazhdimin e rrugës së BE-së. Vendi ka mbajtur rrjedhë të vazhdueshme dhe qëndrueshme të reformave të BE-së dhe i ka rritur përpjekjet e saja për dhënien e rezultateve të prekshme edhe më tej”, thuhet në raportin për progresin e reformave për Maqedoninë e Veriut.

Në raport theksohet se reformat e BE-së janë proces afatgjatë, që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga Qeveria dhe opozita, por edhe nga të gjithë aktorët e shoqërisë.

KE-ja e ka lavdëruar Maqedoninë e Veriut në pjesën e harmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së me shkallë prej 96%, që paraqet rritje për 2% në krahasim me vitin 2020.

“Në mars 2020 anëtarët e Këshillit të Evropës njëzëri e miratuan vendimin që t’i hapin bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Anulimi në fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim ka pasoja negative ndaj kredibilitetit të BE-së”, paralajmëron KE.

Komisioni gjithashtu thekson se çështja bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes, patjetër me prioritet të zgjidhet.

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Burim: Portalb
Next Post

Brenda një jave, 105 njerëz vdiqën nga Covid-19, 26 prej të cilëve ishin vaksinuar plotësisht

KE e miratoi raportin për Maqedoninë e Veriut: Vendi vazhdon t’i plotësojë kushtet për fillimin e bisedimeve

KE: Pjesërisht janë përmbushur rekomandimet për arsimin, pandemia ndikoi në progresin e reformave

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom