• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVILi shpreh ngushëllime për viktimat nga zjarri në Tetovë: Asnjëherë nuk është koha për urrejtje, çdo herë është koha për njerëzi

September 9, 2021
in AKSION, BALLINA, GJUHË E URREJTJES, LAJME
CIVILi shpreh ngushëllime për viktimat nga zjarri në Tetovë: Asnjëherë nuk është koha për urrejtje, çdo herë është koha për njerëzi
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi u shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të thella familjeve dhe të afërmve të viktimave të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu spitalin modular në Tetovë, natën e 8 shtatorit. Kjo është një dhimbje e madhe për familjet dhe të afërmit e viktimave, por edhe për gjithë shoqërinë.

Në këto momente tragjike, njerëzimi dhe solidariteti nuk mund të kompensojnë as nga distanca humbjet njerëzore, por ato mund të lehtësojnë dhimbjen e familjeve dhe të dashurve.

Publiku pret  hetim dhe rezultate nga shërbimet profesionale, dhe jo  “divan-hetim” në rrjetet sociale, i cili filloi natën e ngjarjes.

CIVILi i bën thirrje publikut që të distancohet nga informacionet e paverifikuara dhe jozyrtare në lidhje me këtë tragjedi të madhe, dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të refuzojnë dhe dënojnë fuqishëm të gjithë ata që manipulojnë me faktet dhe mbjellin urrejtje në rrjetet sociale, si dhe mediat që shohin në tragjeditë njerëzore mundësi për të mbledhur klikime. Ajo që ndodhi në Tetovë mund të ndodhë  në çdo vendbanim tjetër në vend apo në botë, por institucionet dhe media janë të thirrura të ndihmojnë në zbutjen e pasojave nga  tragjeditë.

Gjuha e urrejtjes që u shfaq në rrjetet sociale menjëherë pas videove dhe fotografive të publikuara nga Tetova, nuk ju sjell përfitim atyre që abuzuan me rrjetet sociale, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore luftuan për të shpëtuar jetë, dhe familjet ishin në shok dhe dhimbje të pamatshme.

CIVILi e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë dhe t’i sanksionojnë ato në përputhje me rregulloret ligjore.

“Sinqerisht besojmë se askush nuk dëshiron që diçka e tillë t’i ndodhë askujt. Prandaj, besojmë se gjuha e urrejtjes është pjesë e papërgjegjshmërisë dhe keqkuptimit përfundimtar të komunikimit publik. Bëjmë thirrje për përgjegjësi, dhembshuri dhe solidaritet në momente të tilla – të mos përfitojmë nga fatkeqësitë ” – apelojnë nga CIVILi.

Gjatë hetimit, dhe derisa të zbulohet shkaku i kësaj tragjedie, CIVILi i bën apel të gjithë shoqërisë, subjekteve politike dhe individëve, që të mos nxitojnë në përfundime dhe akuza pa prova dhe argumente të fuqishme. Është e nevojshme që institucionet përkatëse të lihen të punojnë në këtë rast dhe ta zgjidhin atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Detyrimi ynë si shoqëri është të jemi njerëzorë dhe të ofrojmë ndihmën dhe dhembshurinë tonë, si njerëz dhe si profesionistë, secili në fushën e tij.

CIVIL

Next Post
Dita e fundit për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale më 17 tetor

Dita e fundit për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale më 17 tetor

CIVILi u bën thirrje partive politike dhe kandidatëve të pavarur të raportojnë rregullisht për aktivitetet e tyre

Konferencë shtypi e CIVILit për të gjitha çështjet e nxehta të zgjedhjeve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom