Maqedonia e Veriut në pesë ditët e ardhshme do të përfshihet nga temperaturat e larta në fazën portokalli, për shkak të të cilave autoritetet publikuan rekomandime për mbrojtjen dhe zvogëlimin e rreziqeve për njerëzit që janë në ambiente të hapura, në shtëpi, në punët e tyre pranë liqeneve, lumenjve dhe pishinave ose në male.
Sipas informacioneve të marra nga DPHM, duke filluar nga e enjtja (29 korrik 2021), gjashtë rajonet-rrethina e Shkupit (në veri të Vardarit), rajoni i Osogovës-Maleshevës, jugu i Vardarit, Pellagonia dhe Ohër-Prespa do të hyjnë në fazën portokalli.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja e Valës së nxehtë fillon të vlejë në të gjithë territorin e vendit dhe nga e mërkura deri të dielën janë të vlefshme rekomandimet e mëposhtme të Qeverisë:
- Lirimi nga detyrimet e punës të grupeve më të cenueshme të popullsisë, siç janë – gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.
- Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët në natyrë në periudhën nga 11 e mëngjesit deri në ora 5 pasdite.
- Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për të moshuarit e vetmuar të lodhur dhe të pastrehët .
- Duke pasur parasysh faktin se disa produkte të rrezikshme dhe procese teknologjike mund të përbëjnë rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit për detyrimin për të qenë në përputhje me dispozitat ligjore të kësaj fushë.
Qeveria ka vendosur që organet shtetërore dhe ndërmarrjet publike dhe institucionet duhet të ndjekin rekomandimet dhe sektori privat këshillohet që të organizojë orë pune në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, për të shmangur qëndrimin jashtë në periudhën mes orës 11:00 dhe 17.
Qeveria ka vendosur që kjo masë të zgjasë 4 ditë, deri në një vendim të mëtejshëm. Qeveria dhe autoritetet kompetente do të monitorojnë situatën dhe, nëse është e nevojshme, do të merren masa në përputhje me Planin e veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të nxehtësisë mbi popullatën në RMV.
Në të njëjtën kohë, orari i punës i kopshteve duhet të organizohet në periudhën nga 7 e mëngjesit deri në 17. Kopshtet e fëmijëve nuk duhet të praktikojnë punë fizike aktive dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë pas orës 11 të mëngjesit.
Të gjithë personat juridikë, të cilët kryejnë veprimtari në ambient të hapur, duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre në periudhën nga ora 11 e mëngjesit deri në ora 17. Kjo është veçanërisht i përket punëtorëve në ndërtim.