Nesër (e mërkurë, 28 korrik 2021) në Shkup, me fillim në ora 11 në hotelin Park Residence&Spa në Shkup dhe përmes video lidhjes, në organizim të CIVILit dhe Ballkan Forum, do të mbahet konferencë rajonale e cila sjell profesionistë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të shquar të shoqërisë qytetare nga Evropa dhe Rajoni.
“Sulme mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut: Organizatat qytetare në mbështetje të shoqërive nga Ballkani Perëndimor të cilat përballen me dezinformata, gjuhë të urrejtjes dhe sulme hibride”, në dy pyetje tematike: Si e rrënojnë diskursin publik dezinformatat, dhe inkurajojnë retorikë radikale fyese dhe gjuhë të urrejtjes? Dhe: Si e shtrembërojnë diskursin publik sulmet hibride, dhe i rezikojnë demokracitë?
Mes pjesëmarrësve dhe folësve në dy panelet në konferencë janë Marion Kraske, prof.d-r Snezhana Tërpevska, d-r Volfgang Rozman, Amina Shurkoviq, Nenad Shebek, Abit Hoxha, Tijana Cvjetiçanin, Amina Shemsoviq, Erjon Currraj, Bojan Kordallov, Mersiha Smailloviq, Vlladimir Georgievski dhe përfaqësues tjerë të mediave dhe shoqërisë qytetare.
Ata do ti ofrojnë dijenitë, qëndrimet dhe përvojat e tyre në nivel evropian, rajonal dhe kombëtar, për llojet dhe burimet më të shpeshta të dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve hibride, për atë se si institucionetdhe shoqëritë merren me këto çështje/dukuri, dhe, cilat janë praktikat më të mira të dëshmuara sit ë suksesshme në trajtimin e këtyre dukurive.
Konferenca rajonale, e organizuar nga CIVILi në bashkëpunim me Ballkan Forum dhe anëtarët e Platformës për shoqëri qytetare për demokraci dhe të drejtat e njeriut, është e para në vargun e ngjarjeve që do ti organizojnë anëtaret e Platformës deri në dhjetor të vitit 2021.
Gjuha e punës në ngjarjen do të jetë angleze. Ngjarja do të emitohet përmes online platformave të CIVILit, në Fejsbuk faqen dhe Youtube kanalin, ndërsa përmbajtjet mediatike do të përkthehen nga CIVILi dhe Ballkan Forumi, me titra në gjuhët që fliten në rajonin tone. Redaksitë janë të ftuara të marrin pjesë fizikisht ose online.