Në Kodin ndëshkues është i lejuar dhe nuk është i dënueshëm përdorimi i kanabisit për përdorim personal, por politika e Qeverisë është të bëhet ndryshimi dhe të saktësohet dhe ajo qartë të bëhet në Kodin ndëshkues në mënyrë që të mos ketë situate siç i patëm, sqaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski lidhur me tekstin e konstatuar të Propozim-ligjit për kontroll të drogave dhe substancave psikotrope, që, sipas tij, është harmonizuar me disa akte ndërkombëtare.
Një nga risitë është formimi i Agjencisë për kontroll të kultivimit dhe ekstraktimi të kanabisit dhe prodhimit të kanabisit dhe preparateve nga ai për qëllime mjekësore dhe shkencore, e cila, punët nga kompetencat e veta i kryen në bazë të parimeve të ligjshmërisë, profesionalizmit, përgjegjësisë, efikasitetit dhe transparencës.
Arsovski kumtoi se në Propozim-ligj janë transportuar disa vendime kornizë dhe direktiva të Parlamentit evropian dhe të Këshillit të Evropës për harmonizimin e kësaj veprimtarie me rregullativën BE-së, si dhe me disa konventa siç janë Konventa e vetme për droga narkotike të Kombeve të Bashkuara të vitit 1961 me Protokoll për plotësim nga viti 1972; Konventa për substance psikotrope të Kombeve të Bashkuara nga viti 1971 dhe Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër tregtisë së palejueshme me droga narkotike dhe substanca psikotrope nga viti 1988.
Sipas tij, me propozim të ligjit për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope mundësohet eksporti I lules së thatë të fituar nga kultivimi I kanabisit për qëllime mjekësore, kështu që personave juridikë kultivues të kanabisit u mundësohet tashmë sasitë e prodhuara të prodhimit të thatë herbal si drogë narkotike t’i plasojnë në tregjet e Evropës dhe më gjerë, më pas duke i respektuar konventat ndërkombëtare dhe legjislaturën evropiane që e rregullon materien.
Risi në Propozim-ligjin për drogat narkotike është obligimi i kompanive me licenca për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore të paguajnë mjete në vlerë prej 10 për qind të neto-fitimit të realizuar në vitin rrjedhës në llogari adekuate në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat mjete do të dedikohen për mbështetje të fondit për sëmundje të rralla, mbështetje të fondit për medium, të prioriteteve programore në sport, kulturë, sektorin qytetar si dhe për mbështetje të punës së Agjencisë së sapoparaparë.