• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Osmani deri te ambasadorët e vendeve të BE-së: Fillimi i negociatave prioritet kyç për diplomacinë edhe gjatë kryesimit slloven

July 13, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Osmani deri te ambasadorët e vendeve të BE-së: Fillimi i negociatave prioritet kyç për diplomacinë edhe gjatë kryesimit slloven
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti takim të jashtëzakonshëm tematik me Ambasadorët e akredituar në vendet anëtare të BE-së dhe institucionet që kanë të bëjnë me BE-në, i cili u mbajt në fillimin e presidencës sllovene me BE-në, që, kumtoi MPJ-ja, ishte edhe tema kryesore e takimit.

“Në periudhën që vijon, veprimet diplomatike në lidhje me rrumbullakimin e dosjes sonë evropiane do të orientohen në shfrytëzimin e mundësive që i ofron kryesimi slloven, veçanërisht në faktin që Sllovenia, si fqinj i drejtpërdrejtë i rajonit, ka treguar interes të veçantë për progresin e përgjithshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht sfidave dhe kontekstit të ndërlikuar politik me të cilin ballafaqohemi, e kemi për detyrë që me intensitet të njëjtë të vazhdojmë ta mbajmë dosjen tonë në krye të agjendës së kryeqendrave evropiane”, tha Osmani, duke theksuar se fillimi i negociatave mbetet prioritet i lartë për diplomacinë edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Në takim u bë edhe rezyme e të gјitha aktiviteteve diplomatike të ndërmarra gjatë kohës së kryesimit portugez, me ç’rast Osmani u shpreh i kënaqur me nivelin e lartë të përkushtimit dhe aktivitetit intensiv të rrjetit diplomatik, që e pozicionojnë Maqedoninë e Veriut në krye të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në këtë kontekst, në tryezë u vendosën edhe detyrimet e marra me anëtarësimin tonë në NATO dhe presidencën me OSBE-në vitin 2023, thuhet në kumtesë.

Next Post
UNICEF dhe UNESKO: Hapja e sërishme e shkollave nuk mund të presë

UNICEF dhe UNESKO: Hapja e sërishme e shkollave nuk mund të presë

Ciprasi me kritika për Micotakisin për vonesën e ratifikimit të memorandumeve me Maqedoninë e Veriut

Ciprasi me kritika për Micotakisin për vonesën e ratifikimit të memorandumeve me Maqedoninë e Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom