• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Shoqëri

Tani për tani nuk ka paralajmërim, por për restriksione të mundshme në kufinj do të bisedohet këtë javë në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse

July 9, 2021
in BALLINA, COVID-19, LAJME, Shoqëri
Masa të mundshme restriktive në kufij për shkak të llojit delta, lejohet vaksinimi edhe i fëmijëve

epa08490495 Police officer wearing protective mask checks documents from a passenger at the border crossing Tabanovce near Kumanovo, North Macedonia, 17 June 2020. North Macedonia?s Government has decided to open all border crossings starting on 17 June 2020. Passengers can cross the borders with condition to show a valid negative PCR test and go in 14 day mandatory self-isolation. Foreigners transiting the country for a period of maximum 5 hours can use all border crossings. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last three weeks, which is a big number for the small Balkan country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që duhet të mbahet këtë javë do të bisedohet për rekomandime të mundshme lidhur me kriteret për hyrje nëpër kufij, por tani për tani nuk ka paralajmërim për masa restriktive.

Për momentin, ekspertët shëndetësorë presin të dalin publikimet me informata të cilat u duhen lidhur me peshën e pasqyrës klinike, përkatësisht të shihet raporti I llojit delta ndaj koronavirusit tek njerëzit të cilët janë apo nuk janë vaksinuar.

Theksi, tani për tani, siç informoi dje ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe është vënë tek vaksinimi. Sërish bëri thirrje që numër sa më I madh I qytetarëve të vaksinohen për shkak se, siç tha, pas këtij mutacioni mund të vijë një tjetër.

Filipçe konsideron se duhet të rekomandohen masa të cilat do të jenë efikase, por për momentin vlerësoi se situata është e qetë dhe nuk ka numër të madh të kontrolleve nëpër spitale për pacientë të dyshuar me Kovid-19.

Në pajtim me të dhënat e publikuara dje nga Instituti për shëndet publik, nga 2.518 testime të bëra, janë regjistruar 19 raste të reja me Kovid-19, e me atë numri I rasteve aktive tani është 156. Numri më I madh I rasteve të reja janë regjistruar në Tetovë – 11 dhe Shkup – 8. Nuk janë regjistruar pacientë të vdekur në 24 orët e kaluara.

Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend prej fillimit të epidemisë është 155.760, numri I pacientëve të shëruar është 150.118, I të vdekurve është 5.486.

Lidhur me vaksinimin e fëmijëve kundër Kovid-19, Filipçe dje theksoi se tek ne nuk do të jetë I obligueshëm. Ai pardje deklaroi se do të lejohet vaksinim I fëmijëve prej 12 deri 16 vjeç me vaksinën “Fajzer”, që në këtë moment është vaksina e vetme e cila lejohet të përdoret në pajtim  me rekomandimet në udhëzimin e brendshëm për këtë kategori të fëmijëve në këtë moshë dhe shtoi se deri më tani nuk ka paraqitje anësore tek fëmijët e vaksinuar.

Numri I të vaksinuarve në vend tejkaloi 400 mijë, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë vlerëson se vaksinimi por zhvillohet pa pengesa. Në pikat vaksinuese në shtet, përfundimisht me pardje, janë vaksinuar 400.235 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 640.886 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 240.651 qytetarë. Numri I personave të cilët deri më tani kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 494.389 qytetarë.

Ekipi I punonjësve shëndetësorë dje në Burgun e Shtipit imunizoi 85 të dënuar, të cilët paraqitën interesim për t’u vaksinuar kundër Kovid-19. Po bëhet plani edhe për vizitë në të gjitha fshatrat e Shtipit dhe Karbincit, me qëllim që t’I dilet në ndihmë popullatës e cila dëshiron të vaksinohet. Gjatë ditës së sotme do ta publikojnë planin, për banorët nga mjediset rurale të dine se kur do të arrijë ekipi në fshatin e tyre dhe ku do të aplikohen vaksinat.

Pika vaksinuese në sallën “Jordan Mijallkov” do të jetë e hapur deri në fund të muajit, ku qytetarët të cilët e morën dozën e parë edhe do të rivaksinohen, ndërkaq nga e hëna hapet edhe pika në Shtëpinë e shëndetit “Paçne Karagjozov”, ku qytetarët do ta marrin dozën e parë të vaksinës.

Next Post
Maqedonia e Veriut dhe Greqia sot do ta nënshkruajnë marrëveshjen për interkonektorin për gazin natyror

Maqedonia e Veriut dhe Greqia sot do ta nënshkruajnë marrëveshjen për interkonektorin për gazin natyror

Zaev: MPJ do të kontrollojë vërtetësinë e deklaratës së Sekretarit Portugez të Shtetit Zakaria

MPJ: Reagim rreth publikimit të video-klipeve joadekuate parazgjedhore në Republikën e Bullgarisë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom