• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Rezoluta u mbështet nga LSDM, RDM, PLD dhe LD, blloku shqiptar i përmbajtur

July 7, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Kuvendi debatoi për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mobing
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi që këto ditë rezoluta që e parashtroi VMRO-DPMNE u mbështet nga LSDM, PRD, PLD dhe LD, u deklaruan edhe partitë nga blloku shqiptar. BDI kërkon harmonizim  të tekstit mes të gjitha partive parlamentare, përderisa ASH dhe Alternativa presin debat në Kuvend.

Por BDI në pushtet dhe koalicioni opozitar Aleanca për shqiptarët (ASH) dhe Alternativa thane se duhet të kihet kujdes, rezoluta të mos e dëmtojë rrugën eurointegruese të shtetit.

Për ASH-në dhe Alternativën problem është ajo që BDI dhe LSDM nuk kanë qëndrim të përbashkët rreth rezolutës.

“Ka një problem. Kemi deklaratë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se kjo resolute i dëmton tendencat ndërkombëtare të vendit, por gjithashtu patëm edhe deklaratë të deputetit të LSDM-së Kostadinov se kjo resolute është e mirë. Logjike do të ishte që partitë në pushtet të kenë qëndrim të përbashkët”, tha Halil Snopçe nga koalicioni ASH dhe Alternativa.

Ai porositi që Qeveria të jetë e kujdesshme.

“Për ne është me rëndësi Maqedonia të vazhdojë me proceset integruese, Qeveria dhe shoqëria në përgjithësi të vazhdojnë me angazhimet për integrimin në BE, ky është qëllimi kryesor. Qeveria të jetë e kujdesshme edhe në bisedimet edhe në reformat. Për ne janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet në rajon, e rrjedhimisht edhe me Bullgarinë”, deklaroi Snopçe.

Sipas koordinuesit të grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi, nevojitet harmonizim I rezolutës mes të gjitha partive parlamentare si garancë se teksti nuk do ta dëmtojë hapërimin e shtetit drejt BE-së. Ai konsideron se nuk duhet të bëhet asgjë që do të jetë në kundërshtim me integrimin në BE.

“BDI konsideron se identiteti gjuhësor, historik dhe kulturor, nuk është çështje për diskutim dhe nuk është çështje për pazarllëk politik, Rrjedhimisht, vlerësojmë se nevojitet harmonizim I tekstit të rezolutës mes të gjitha partive parlamentare dhe të sigurohemi se kjo nuk e dëmton hapërimin tonë drejt BE-së”, tha dje Ademi pas takimit me deputetin Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe sekretar I përgjithshëm I LSDM-së, Ljupço Nikollovski nga Berova porositi se partia e tij do të mbështesë çdo resolute apo deklaratë, me të cilën mbrohet gjuha dhe identiteti maqedonas. Por, Nikollovski përkujtoi edhe se kjo gjeneratë pas tre dekadave bisedime dhe premtime të integrimeve euroatlantike, e bëri hapin e vërtetë – vendin e futi në NATO me identitet, gjuhë të ruajtur, dhe gjithçka që është maqedonase. Flamuri ynë, shtoi Nikollovski, valëvitet në Bruksel, ndërkaq kryeministri u ul me kolegët e tij dhe me presidentët në një tryezë në të cilën edhe ne kemi vote.

VMRO-DPMNE shfaqi shpresë se LSDM do të mbetet konsekuente në atë që është thënë dhe do ta mbështesë rezolutën, pa procedura kuvendore në tentim të bllokimit dhe obstruksionit. Përkujtoi edhe se në të janë përmbajtur linjat e kuqe me të cilat mbrohet identiteti.

Rezoluta akoma është në draft version, ndërsa VMRO-DPMNE gjatë ditëve të kaluara loboi tek partitë parlamentare që të pranohet.

Next Post
Debat i CIVILit: Kush dhe pse organizon dhe zbaton fushatë të zezë kundër organizatave qytetare

Debat i CIVILit: Kush dhe pse organizon dhe zbaton fushatë të zezë kundër organizatave qytetare

Shahpaska: Ne po ndërtojmë shoqëri pa paragjykime, shoqëri që do të integrohet dhe nuk do të diskriminojë

Shahpaska: Ne po ndërtojmë shoqëri pa paragjykime, shoqëri që do të integrohet dhe nuk do të diskriminojë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom