• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

LSDM do ta pranojë rezolutën e VMRO-DPMNE-së

July 5, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
LSDM do ta pranojë rezolutën e VMRO-DPMNE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti dhe zëdhënës i LSDM-së Kosta Kostadinov sot deklaroi se ata do ta pranojnë rezolutën e VMRO-DPMNE-së.

“Pozitat e LSDM-së  në lidhje me gjuhën dhe identitetin maqedonas janë të qarta dhe shumë herë deri tani janë thënë dhe vërtetuar në opinion. Linjat e identitetit të Maqedonisë janë të qarta për të gjithë, për popullin tonë dhe gjithë opinionin ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sigurta në atë, nëse u duhet vërtetim edhe në Parlament, ne si shumicë parlamentare konstruktive pa kurrfarë problemi mund të bëjmë edhe një hap të tillë dhe ta pranojmë rezolutën  ashtu siç është  në përgjithësi dhe kemi parë nga mediumet. Sepse propozim zyrtar  deri tek ne si deputetë nuk ka”, deklaroi Kostadinov në konferencën për shtyp  duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

VMRO-DPMNE, sipas Kushtetutës, shtoi ai, zyrtarisht duhet deri te çdo deputet ta dërgojë rezolutën.

Identiteti maqedonas, ka potencuar ai, është shenjtëri e cila është më e lartë dhe  më e rëndësishme nga rejtingu i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“Dërgojmë porosi të fuqishme se do të punojmë  fuqishëm në integrimin në BE me gjuhë dhe identitet mbrojtës maqedonas”, tha deputeti Kostadinov.

Në Kuvend sot deputetët e partisë opozitare mbajtën takime me grupin e deputetëve për mbështetje të rezolutës së tyre.

Next Post
KRRE: Tregtarët në afat prej 90 ditëve do të duhet të paraqesin dëshmi se ata kanë rezervat e nevojshme operative të mazutit

KRRE: Tregtarët në afat prej 90 ditëve do të duhet të paraqesin dëshmi se ata kanë rezervat e nevojshme operative të mazutit

Stoev: Shkupi duhet ta bindë Sofjen se dëshiron zgjidhje për problemet

Stoev: Shkupi duhet ta bindë Sofjen se dëshiron zgjidhje për problemet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom