• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Fuere: Politika e zgjerimit aspak nuk funksionon, BE-ja urgjentisht ta ndryshojë sjelljen

July 5, 2021
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Fuere: Taktika e Qeverisë bullgare për Maqedoninë e Veriut është e pakuptimtë dhe kundërprodukrive
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi  Evropian ka vlerat e saja, por për fat të keq nuk i respekton në disa fusha konkrete, ndërsa një nga ato që prek Maqedoninë e Veriut dhe rajonin është politika e zgjerimit e cila assesi nuk funksion, konsideron ish euroambasadori në vend, Ervan Fuere.

“Ky është dështim i BE-së për të kuptuar plotësisht pasojat negative nga udhëkryqet e fundit dhe vetos bullgare, jo vetëm për gjasat në procesin e aderimit në BE, por edhe mbi qytetarët që e shohin perspektivën e tyre në të ardhmen evropiane”, vlerëson Fuere në intervistën për 24 Vesti.

Ai thekson se BE për momentin përballet me udhëkryqe shumë serioze, prandaj duhet të jetë e kujdesshme, pasi mund negativisht të ndikojë mbi ndjenjat e qytetarëve të rajonit.

Duke u kthyer në veton bullgare, Fuere ka thënë se tentimet e Bullgarisë që të vendos historinë dhe identitetin në procesin e zgjerimit të BE-së, paraqesin goditje shtesë mbi politikën e Unionit për zgjerimin dhe e minojnë pozitën e saj jo vetëm në rajon, por edhe në botë.

“Me këtë BE nuk i respekton premtimet e saja, nuk i respekton përcaktimet e saja ndaj rajonit. Nëse dështon në fqinjësinë e saj të afërt, atëherë kjo nuk ka më kuptim për BE-në. Ashtuqë BE-ja doemos urgjentisht të ndryshojë sjelljen”, ka thënë Fuere, duke shtuar se Brukseli nuk ka ndërmarrë mjaftueshëm masa ndaj anëtarëve të saja që i minojnë vlerat evropiane.

Sipas tij, vetoja e Bullgarisë për procesin eurointegrues të vendit është akt i turpshëm i qeverisë bullgare, por është akt i turpshëm edhe për BE-në pasi nuk arriti të parandalojë një vend anëtare të saj “ta kidnapojë politikën e zgjerimit” dhe ta promovojë agjendën e saj nacionaliste në mënyrën që është në kundërshtim me të gjitha vlerat e BE-së.

“E admiroj këmbënguljen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe posaçërisht të qytetarëve të cilëve iu dhanë shumë premtime për pranimin e Marrëveshjes së Prespës, me perspektivën që ajo të hap derën e anëtarësimit në BE dhe negociatat e anëtarësimit, ndërsa në çdo hap ishit të braktisur nga BE-ja. Është dështim i BE-së që nuk e mbajti premtimin në mënyrë flagrante dhe mendoj se kjo ka treguar mungesë mirëkuptimi në BE nga rreziqet që i kanosen nëse vazhdon me këtë politikë”, ka thënë Fuere duke shtuar se gjuha dhe politikën të cilën e përdor Bullgaria janë imperialiste dhe paraqesin rikthim nga shekulli i 19-të.

Next Post
Samit virtual i Procesit të Berlinit nën presidencën e Gjermanisë

Samit virtual i Procesit të Berlinit nën presidencën e Gjermanisë

Simovski: Regjistrimi është në interes vetëm të qytetarëve, metoda e kombinuar do të japë nivel të lartë të cilësisë së të dhënave

Simevski: Nuk ka anulim të ri të regjistrimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom