“Nuk ka as Plan B dhe as alternativë për në BE, anëtarësimi në BE në vetvete nënkupton evropianizimin e Maqedonisë së Veriut, ne nuk duam të jemi anëtarë vetëm për shkak të anëtarësimit në BE, ne duam të jemi anëtarë për shkak të evropianizimit të vendit që do të ndodhë përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe ne do ta sjellim Evropën në Maqedoninë e Veriut”, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për MIA-n.
Kryeministri thekson se ai dëshiron që të mos ketë veto nga Sofja më 22 qershor, respektivisht Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së të marrë një vendim mbi fillimin zyrtar të negociatave, por edhe nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, të paktën t’i finalizojmë diskutimet dhe të prisim qeverinë politike në Bullgari.
“Ata kanë zgjedhje më 11 korrik, ku më pas do të formohet një qeveri, një qeveri politike që do të vazhdojë dhe me të vërtetë do të gjejë zgjidhje më në fund, ne mund ta bëjmë atë në shtator, tetor, dhjetor të këtij viti, është e rëndësishme që qytetarët ta dinë realitetin sepse ne me të vërtetë nuk jemi larg dhe se nuk kemi ndonjë problem të veçantë. Unë shpesh them se është qesharak, por problemi është se nuk ka parlament dhe asnjë qeveri politike dhe është një problem për vendimmarrje,” tha kryeministri.
Ai thekson se si pjesë e atyre përpjekjeve, ai do të vizitojë Sofjen deri në fund të kësaj jave.
“Nëse nuk arrijmë një zgjidhje, le të bëjmë një hap që do të gjendet një zgjidhje me qeverinë politike. Ne jemi duke bërë një vizitë zyrtare në Sofje deri në fund të kësaj jave, ku do të ulemi me presidentin Radev, kryeministrin Stefan Janev dhe ministrat e tyre dhe do të diskutojmë të gjitha detajet”, shtoi kryeministri.
Ai thekson se ne jemi një vend i vogël dhe ne duam miqësi me të gjithë dhe kur vendet partnere e ndërtojnë atë miqësi dhe bashkëpunim edhe me Kinën dhe me Rusinë edhe qëllimi ynë është të ndërtojmë miqësi, por ne jemi një anëtar i NATO-s dhe i respektojmë parimet e Aleancës
“Maqedonia e Veriut është plotësisht në linjën e demokracive të zhvilluara, unë nuk e krahasoj veten këtu me vendet e Ballkanit Perëndimor, por me bashkëpunimin që Amerika ka me Kinën, një Gjermani, një Francë, etj. Në vendin tonë, ndryshe nga fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, nuk ka marrëveshje në katër sy… Në vendin tonë, konkurrenca dhe legjislacioni evropian janë të domosdoshme. Dhe kështu është. Një kompani kineze mund të punojë nëse fiton një tender, nuk do të funksionojë në katër sy. Duhet të ketë konkurrencë”, thekson Kryeministri.
Në një intervistë për MIA-n, Kryeministri Zaev foli për temat kryesore të Samitit të djeshëm të NATO-s, ku Maqedonia e Veriut mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota.
Më lejoni së pari t’ju pyes si shkoi ky takim i parë lidershipi në NATO si shtet anëtar me të drejta të plota?
Është një ndjenjë e mrekullueshme sepse jemi për herë të parë, sepse jemi në samitin e NATO-s për herë të parë si një shtet anëtar, por edhe NATO-ja gjithashtu ka një samit me 30 shtete anëtare për herë të parë. Kështu që ata kanë përfunduar një kapitull të veçantë për ne, besoj për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku mund të konfirmoj se përgatitja e këtij samiti është me pjesëmarrjen aktive të ministrave tanë, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Punëve të Jashtme, Ambasadorit tonë Dane Taleski dhe delegacionit, në përgatitjen e vetë samitit dhe të vetë konkluzioneve. Është e rëndësishme që NATO ka dërgouar një mesazh uniteti, gjë që nuk ishte rasti disa vjet më parë. Sot, presidenti Bajden, si dhe udhëheqësit e mëdhenj të vendeve të mëdha të BE-së, të tillë si presidenti Makron, kancelarja Merkel dhe kryeministri Italian, e mbështetën këtë unitet, duke dërguar një mesazh që NATO e di rrugën e saj. Nuk është vetëm gatishmëri luftarake, është në nivelin më të lartë, është aleanca më e fuqishme dhe më e fortë në botë. Sfidat moderne të shekullit 21, të cilat janë lajmet e rreme, siguria kibernetike, siguria e komunikimit, ndërtimi i strategjisë, por edhe autokracia si një pjesë e Lindjes që depërton në një pjesë të Aleancës së NATO-s, sepse nuk janë vlera demokratike. Demokracia nënkupton konkurrencë, nënkupton liri, nuk është një vlerë për shumë vende të Lindjes si Rusia, Kina dhe shumë vende të tjera aziatike. Në mënyrë të përshtatshme NATO është e pozicionuar për këtë, ne kemi ndërtuar strategjitë tona mbi këtë çështje, të cilat vazhdojnë të azhurnohen. E gjithë kjo është vendosur në një axhendë, NATO 2030, të cilën e ka përgatitur Stoltenbergu dhe është me të vërtetë një plan preciz. Do të kërkojë fonde shtesë, jo një plus prej dy për qind, por brenda dy përqind, për aktivitete shtesë të NATO-s si një sfidë e shekullit 21. Kështu që unë jam i lumtur që pikërisht me Maqedoninë e Veriut në samitin e parë u zhvillua një strategji moderne, e shekullit 21, që do të thotë një garanci për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, kjo gjithashtu do të thotë një garantues për paqen e përgjithshme në botë, që ofron NATO.
Sa janë ato para, sa do të thotë për qytetarët tanë dhe taksapaguesit, çfarë do të investojmë në mënyrë plotësuese?
Ato nuk do të thonë asgjë. NATO ka një buxhet prej rreth 2.6 miliardë eurosh, të gjitha buxhetet tona kombëtare janë pjesë e buxheteve të NATO-s dhe ato janë triliona. Pjesëmarrja jonë e deritanishme nëse është 30, 50, 70 mijë euro, do të thoshte 20-30 për qind, nuk është diçka e madhe. Po, është e madhe për Britaninë, për Gjermaninë, për Francën, vetë pjesëmarrja nuk do të thotë asgjë, sepse është brenda buxhetit tonë, mbetet strategjia për 2% të PBB-së deri në vitin 2024. Vendi ynë çdo vit, madje edhe gjatë krizës së koronës, nuk ka hequr dorë nga kjo strategji dhe buxheti ynë po rritet çdo vit dhe kështu që ne do të vazhdojmë deri në fund, ne do të alokojmë pikërisht nga ato 2 për qind, ato fonde janë të vogla, por në nivelin e 30 vendeve anëtare, me PBB-në që kanë aleatët, ato janë me të vërtetë asete serioze dhe përfitimet janë për të gjithë njësoj, kjo do të thotë më shumë siguri, më shumë stabilitet, më shumë demokraci, më shumë vlera, për të cilat vazhdojmë të angazhohemi.
Një çështje tjetër mbi temat e sotme, Kina ishte tema kryesore e bisedës dhe në konferencën për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm, ne kemi një marrëdhënie të veçantë me Kinën, përfshirë vaksinat, dhe një lloj tjetër investimi, sa ndikojnë kundër kësaj marrëdhënieje të privilegjuar që kemi me Kinën angazhimet që keni bërë sot në lidhje me rrezikun e sigurisë së Kinës për NATO-n?
Së pari, mendoj se Maqedonia e Veriout është plotësisht në përputhje me demokracitë e zhvilluara, unë nuk e krahasoj veten këtu me vendet e Ballkanit Perëndimor, por me bashkëpunimin që Amerika ka me Kinën, një Gjermani, një Francë, etj. Ndryshe nga fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, ne nuk kemi marrëveshje privatisht. Sigurisht, respektimi i mjeteve “fiding”, që do të thotë plotësimi i kushteve, dhe konkurrenca e plotë dhe përgjegjësia brenda, vlen për të gjithë, kështu që vlen për kompanitë kineze dhe për këtë arsye nuk marrin pjesë në disa nga procedurat e tenderit. Në vendin tonë, konkurrenca dhe legjislacioni evropian janë të domosdoshme. Dhe kështu është. Një kompani kineze mund të punojë nëse fiton një tender, nuk do të funksionojë në katër sy.Falë Zotit, kemi kaluar një proces dramatik nga këndvështrimi i sotëm, i cili na bëri të kuptojmë se kjo është e papranueshme. Duhet të ketë konkurrencë. Ne jemi një vend i vogël dhe duam miqësi me të gjithë. Kur vendet partnere ndërtojnë atë miqësi dhe bashkëpunim me Kinën dhe Rusinë, qëllimi ynë është të ndërtojmë miqësi, por ne jemi një shtet anëtar i NATO-s dhe parimet e NATO-s respektohen plotësisht. Kina merr pjesë me grante serioze nga shumë kompani kineze, gjë që e vë atë në avantazh ndaj shumë kompanive evropiane, dhe NATO dhe BE janë të vetëdijshme për këtë, dhe për këtë arsye kërkohen mekanizmat e duhur, sepse transparenca, llogaridhënia dhe, natyrisht, garantuesi i cilësisë dhe konkurrencës në vetë procedurat. Unë besoj se do të gjenden mekanizma seriozë për të gjitha kërcënimet moderne ndaj vlerave të NATO-s, përkatësisht sundimi i ligjit, demokracia, konkurrenca, liritë, etj.
A do të pranonin kinezët të ndërtonin rrjetin 5G në Maqedoninë e Veriut?
Për një shtet anëtar të NATO-s, kjo është e papranueshme, as në vendin tonë, as në ndonjë prej vendeve anëtare.
Dua të pyes për takimet bilaterale, patët ndër të tjera takim me Radev, a keni pasur takime të tjera bilaterale?
Ne e shfrytëzuam rastin për t’u parë me të gjithë dhe u pamë pothuajse me të gjithë kryeministrat, kancelarët, presidentët që ishin këtu. U takova me presidentin Makron edhe një herë sepse ai u takua me presidentin Radev, u takova me kancelaren Merkel, me kryeministrin Rute të Hollandës, u takova me kryeministrin Boris Xhonson. Gjithashtu u takova me presidentin Bajden, patëm mundësinë për të biseduar, bisedimet fillimisht ishin në lidhje me lidhjen tonë energjetike, të cilën po e bëjmë së bashku përmes projektit Aleksandropoli, është një projekt Amerikano-Greko-Maqedonas, por biseduam edhe për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor. Kam shfrytëzuar rastin për ta ftuar, natyrisht ai komentoi pozitivisht, duke më thënë se ai e njeh Ballkanin Perëndimor, ka punuar për Ballkanin Perëndimor, ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sigurisht që do të planifikojë një vizitë në agjendën e tij. Ishte pozitive që ai u informua menjëherë dhe menjëherë shprehu përgëzime për anëtarësimin tonë në NATO. Biseda ishte vërtet e këndshme si vende partnere strategjike në fushën e vlerave, demokracisë, përparimit të gjithçkaje që do të thotë jetë cilësore këtu në Maqedoninë e Veriut. Sepse Amerika me të vërtetë i bëri bëri të gjitha këto në 30 vjet pavarësi në mbështetjen tonë, dhe është e rëndësishme për mua dhe popullin tone të vazhdojmë atë mbështetje. Jam i kënaqur që patëm mundësinë të diskutojmë me të për tema kaq të rëndësishme që janë preokupim si i Amerikës ashtu edhe i Evropës, megjithëse nuk jemi anëtare të BE-së, besoj se ata të gjithëve na shohin njësoj, në fakt Bajdeni e tregoi këtë edhe përmes bisedave.
Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi për t’u zhvndosur në Bullgari sepse Bajdeni dhe Shtetet e Bashkuara ishin të vetmit që reaguan ndaj bllokadës bullgare. A biseduat me Bajden për bllokadën bullgare në BE?
Sapo thashë se ne jemi mirënjohës që Blinkeni u bë i pranishëm, ata biseduan drejtpërdrejt me presidentin Radev për këtë temë. Dhe se për ne është e rëndësishme që inkurajojnë të dy palët për të gjetur një zgjidhje, ndërsa mbështetja nga Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë pozitive për ne dhe për të gjithë ata që luftojnë në një mënyrë diplomatike për të gjetur një zgjidhje. Kështu që është e rëndësishme për ne që ata të përfshihen në këtë proces përveç vendeve të BE-së, ju shihni që të 26 kanë një fokus shumë pozitiv tek ne, dhe duhet, sepse na detyrohen patjetër.
Dhe tani Shtetet e Bashkuara janë të përfshira dhe kjo më jep shpresë për të bërë gjithçka që mundemi për të arritur një zgjidhje, megjithëse gjithmonë them se kjo po debatohet në të gjitha bisedimet, edhe me presidentin Radev, se ata nuk kanë parlament, se është akoma një qeveri teknike dhe që është e mundur të mos merret vendimi, prandaj është e rëndësishme të mos rriten pritjet. Kur bëj një deklaratë të tillë, përpiqem të mos i rris së pari pritjet e mia, por edhe për popullin tonë. Qytetarët tanë duhet ta dinë që detyra jonë është saktësisht të bëjmë gjithçka dhe ne përpiqemi të bëjmë gjithçka, kështu që në takimin e sotëm ne ramë dakord të vizitojmë Sofjen deri në fund të kësaj jave, do të flasim atje sa më shumë që të jetë e nevojshme. Nëse nuk arrijmë një zgjidhje, le të bëjmë një hap përpara që do të hidhet me qeverinë politike për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi duke bërë një vizitë zyrtare në Sofje deri në fund të kësaj jave, ku do të ulemi me presidentin Radev, kryeministrin Stefan Janev dhe ministrat e tyre dhe do të diskutojmë të gjitha detajet.
Cili do të ishte ky hap? A do të nënkuptojë ka hap se Sofja mund të heqë veton deri më 22 qershor?
Hapi është ai. Unë uroj, populli ynë me të vërtetë dëshiron, që më 22 qershor të mos ketë veto nga Sofja, respktivisht Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për të marrë një vendim, por nëse nuk arrijmë një zgjidhje, mendoj se është një hap përpara për të gjetur mënyra ku gjuha dhe identiteti maqedonas janë padyshim jashtë bisedimeve dhe kjo është konfirmuar edhe nga presidenti bullgar, të gjejmë zgjidhje në pjesën e udhërrëfyesit bashkëpunimin sektorial midis dy vendeve, intensitetin e takimit të komisionit dhe përmes propozimit portugez që patjetër mbron gjuhën dhe identitetin maqedonas për të gjetur një zgjidhje, sepse është bazë e mjaftueshme për të ecur përpara. Nëse nuk e arrijmë dot këtë në 22 qershor, të paktën të finalizojmë këto diskutime dhe të prisim një qeveri politike në Bullgari. Ata kanë zgjedhje në 11 korrik, pasi që të formohet një qeveri, një qeveri politike që me të vërtetë do të vazhdojë dhe do të gjejë zgjidhje më në fund, ne mund ta bëjmë atë në shtator, tetor, dhjetor të këtij viti, është e rëndësishme që qytetarët të njohin realitetin, sepse ne vërtet nuk jemi vërtet, dhe as që kemi ndonjë problem të veçantë, unë shpesh them se është qesharak, por problemi është se nuk ka parlament dhe qeveri politike dhe është problem për vendimmarrje.
Por ne nuk kemi një garanci as me një qeveri politike, ne pamë që edhe me qeverinë e mëparshme politike nuk ka garanci.
Jam dakord. Nuk ka garanci as me një qeveri politike, por është e jona të bëjmë gjithçka dhe ne duhet të bëjmë gjithçka kur e gjithë bota demokratike është rreth nesh, kur në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari u paraqitën të gjithë për të na inkurajuar, për të ofruar një zgjidhje që përmes presidencës portugeze është diçka që mbron interesat e të dy palëve.
Dhe pyetja e fundit, ju kam pyetur shumë herë edhe tani sepse situata është ashtu siç është, a kemi një plan B apo një alternativë tjetër për anëtarësimin në BE?
Nuk ka as Plan B dhe as një alternativë për në BE. Kam dëgjuar edhe këto debate, le të hyjmë në Zonën Ekonomike Evropiane, ne jemi në ZEE, ne kemi një për qind dogana me BE-në. Ne tregtojmë si vende anëtare të BE-së, nuk kemi fonde, ajo që na takon kur të hapim kapitujt. Metodologjia e re thotë përfundimi i çdo grup kapitujsh nënkupton qasje në pikërisht ato fonde, nëse është për ekonomi fonde ekonomike, nëse është për shëndetësi, fonde për shëndetësi, nëse është pëpr ekologji fonde për ekologjike, nuk i kemi, këto janë kapitujt ne duhet t’i zotërojmë për të marrë ato fonde, nuk ka asgjë tjetër që mund të bëjmë ndërsa jemi duke pritur për diçka, jo. Kjo është rruga për në BE dhe në fund të fundit ju e dini që vetë pranimi në BE do të thotë evropianizim të Maqedonisë së Veriut. Ne nuk duam të jemi anëtarë vetëm për shkak të anëtarësimit në BE, ne duam të jemi anëtarë për shkak të evropianizimit të Maqedonisë së Veriut që do të ndodhë përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve, ku ne do të rrisim produktivitetin tonë, ku mbizotërimi i të drejtës do të jetë i paprekshëm si në vendet më të mira të BE-së, ku do të ketë shëndetësi, arsimim evropian, mënyrë jetese evropiane. Kjo është ajo që duam, të sjellim Evropën në Maqedoninë e Veriut.
Tanja Milevska