• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Shahpaska: Përparimi i të drejtave të njeriut, duke i përfshirë edhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave është përpjekja jonë në të cilën punojmë me përkushtim

June 10, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
E diela të jetë ditë pushimi – tema e takimit të Shahpanskës me Sindikatën e Qendrës klinike
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Samiti në Najrobi deri sot, si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut kemi bërë hapa serioz. Ndërmjet arritjeve kryesore do ta kisha ndarë  luftën kundër diskriminimit. Parlamenti e miratoi Ligjin për mbrojtje dhe parandalim  të diskriminimit dhe  kjo ishte një fitore për të gjithë qytetarët dhe  barazinë. Përpjekja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ishte jo vetëm të përgatitet  ligj i harmonizuar  me direktivat e BE-së dhe standardet  ndërkombëtare por me të vërtetë të mundësojë  të drejta të barabarta për të gjithë dhe mbrojtje efikase nga diskriminimi, tha ministrja e Punës dhe politikës Sociale Jagoda Shahpaska në panel diskutimin e sotëm “Autonomia trupore-bazë e të drejtave të njeriut”, duke u kthyer në plotësimin e përpjekjeve të Qeverisë  e cila u obligua për  autonomi trupore  përmes njërës nga fushat e saj të rëndësishme, barazisë gjinore. Ky angazhim ishte konfirmuar përmes miratimit të përpjekjeve nacionale të Samitit në Najrobi në vitin 2019.

Qëllimi i ngjarjes, siç thuhet në kumtesën e MPPS-së, ishte të rritet interesi, mendimet dhe të promovohen aksione për autonomi trupore dhe shëndet seksual dhe riprodhues, për përparimin e të drejtave të grave dhe vajzave, të familjeve, bashkësive  dhe kombeve, ndërsa  në prag të Forumit të qershorit për barazi të gjeneratave, që do të mbahet në Paris.

Panel diskutimi ishte në organizim të UNFPA-së, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Shëndetësisë, Ambasadën e Francës, Zyrën e koordinatorit të përhershëm të KB-së, Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe partnerë tjerë.

Në drejtim të plotësimit të përpjekjeve nga Samiti  në Najrobi ministrja  si të rëndësishëm e potencoi Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna mbi gratë, duke e përshirë edhe dhunën familjare.

“Ligji qartë i definon   të gjitha llojet e barazisë gjinore dhe llojet tjera të dhunës mbi gratë. Por gjithashtu ky  është Ligj i cili ofron masa për parandalim, veprim dhe mbrojtje të viktimave përmes  qasjes së koordinuar dhe institucionale”, tha ministrja Shahpaska.

Megjithatë, ajo e potencoi edhe konceptin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Një shoqëri për të gjithë” e cila nënkupton se gratë dhe burrat duhet të kenë të drejta të barabarta, të zhvillimit njerëzor, social, ekonomik dhe kulturor, si dhe pjesëmarrje të barabartë në jetën qytetare dhe politike. Koncept i cili, siç tha ministrja,  na bën liderë në rajon.

Ajo potencoi se përgatitja e Strategjisë së re për barazi gjinore 2021-2026 me të cilën parashikohen aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me zbulimin e stereotipeve dhe paragjykimeve, parandalim  të dhunës së bazuar në gjini, përparimi i statusit të grave në të gjitha fushat e jetës private dhe publike është vërtetim se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkushtim punon në vendosjen e barazisë gjinore  në një nivel më të lartë në shtetin tonë.

Gjithashtu, ka potencuar ministrja, është përgatitur version i punës  së Ligjit të ri për barazi gjinore. Qëllimi i këtij ligji, tha ajo, është të sigurohet  realizim i barazisë së plotë gjinore, pëforcim i përpjekjes dhe statusit të gruas  në shoqëri, qasje e barabartë deri te resurset dhe pjesëmarrje e barabartë në sjelljen e vendimeve në të gjitha fushat e jetesës shoqërore.

Ministrja ka potencuar se ngritja e vetëdijes për barazinë gjinore në shoqëri duhet të fillojë në moshën më të hershme. Në atë kuptim është edhe Koncepti i ri për arsim i cili do të mundësojë përfshirje të perspektivës gjinore në trajnimin  e mësimdhënësve, realizimin e përmbajtjeve mësimore pa stereotipe gjinore, qasje  e cila është e ndjeshme ndaj gjinisë dhe bën thirrje në  sjellje kritike ndaj pabarazisë gjinore.

“Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të punojë në përparimin e të drejtave të njeriut, duke i përfshirë edhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave, si parakusht për shoqërinë e themeluar në parime demokratike”, porositi ministrja Shahpaska në panel-diskutimin.

Next Post
Zaev: Kohën e mosndëshkimit e lëmë në histori

Zaev: Mbështetje e fuqishme për largimin e objekteve ilegale të ndërtuara në Ohër

Spasovski: Qytetarët do të mund të denoncojnë për ahengje të paligjshme në një linjë telefonike falas

Takim i Spasovskit me mërgimtarët në Slloveni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom