• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

President Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Serbisë, Nevena Jovanoviq

June 9, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Takim i presidentit Pendarovski me Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të Bashkësisë transportuese të EJL-së
Share on FacebookShare on Twitter

“Republika e Serbisë e mbështet Maqedoninë e Veriut  në aspiratat e saj evropiane, duke pasur parasysh faktin se i gjithë rajoni ynë ka një vend në Bashkimin Evropian, si hapësirë ​​të cilës ne i përkasim gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht”, thuhet në letrat kredenciale të Ambasadores së sapoemëruar të Serbisë në vend, Nevena Jovanoviq, të cilat sot i pranoi presidenti Stevo Pendarovski.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentit, në ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve, Pendarovski theksoi se në të ardhmen ai pret që të dy vendet mike të përdorin të gjitha potencialet dhe t’i japin përparësi bashkëpunimit për projekte specifike dypalëshe dhe rajonale në ekonomi dhe tregti, investime, infrastrukturë, lidhja energjetike, si dhe në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë, ndër të cilat, siç thonë, do të veçoja kulturën dhe arsimin, çështje me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit siç janë ndërlidhja, lëvizshmëria dhe adresimi i çështjeve të rinisë.

Duke vlerësuar se vazhdimi i dialogut të rregullt politik dhe konsultimeve të ndërsjella janë plotësisht në funksion të azhurnimit dhe thellimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, Presidenti Pendarovski theksoi respektimin dhe promovimin e trajtimit dhe statusit të komunitetit maqedonas në Serbi dhe komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut. 

Next Post
Zgjerimi i BE-së kthehet në rend dite të ambasadorëve këtë javë

Ndërmjetësimi në Maqedoninë e Veriut në rritje, puna ende e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin

Zaev apelon që për festat që vijojnë të respektohen masat, distanca, të shmangen ambientet e mbyllura dhe grupimet

Përmes dialogut t’i gjejmë zgjidhjet, deklaroi Zaev

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom