• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Hapet web-faqja informative për reformat në arsimin fillor

June 4, 2021
in ARSIM, BALLINA, LAJME
Në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës, MASH njoftoi se në shkolla intervenohet me kohë
Share on FacebookShare on Twitter

Është hapur uebfaqja e re informative, në të cilën mund të sigurohen vetëm të dhëna në lidhje me reformat që po krijohen dhe zbatohen në arsimin fillor, në përputhje me planin për ndryshime dhe përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në www.osnovnoobrazovanie.mon.gov.mk mediat dhe qytetarët mund të informohen për të gjitha aktivitetet aktuale dhe të ardhshme, që Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera kompetente në fushën e arsimit po zbatojnë, gjegjësisht, planifikojnë të modernizojnë bazën e sistemin arsimor në vend dhe kapjen e hapit me standardet e cilësisë të vendosura nga vendet e botës së zhvilluar.

“Uebfaqja përmban një shpjegim të hollësishëm të përmbajtjes së planit për reformën e arsimit fillor, dhe të gjitha dokumentet që lidhen me ndryshimet bëhen publike, siç janë Koncepti për arsimin fillor, kurrikulat e reja dhe standardet kombëtare, mbi të cilat ato janë zhvilluar, por gjithashtu legjislacioni ekzistues dhe që është duke u përgatitur ose është tashmë në procedurë parlamentare për miratim.

Gjithashtu, në një menu të veçantë mund të gjenden përgjigje për të gjitha dilemat dhe pyetjet më të zakonshme, që i bëhen publikut në lidhje me aspekte të caktuara të ndryshimeve”, thuhet në njoftim.

MASH, siç thuhet, vazhdon të jetë një institucion që respekton plotësisht parimin e transparencës dhe llogaridhënies në punën e saj, si dhe një institucion i hapur për bashkëpunim me të gjithë individët dhe grupet që synojnë të japin një kontribut konstruktiv për krijimin e ndryshimeve që duhet të ndodhin në interes të krijimit të brezave më të mirë dhe më të përgatitur të të rinjve.

Next Post
Maqedoni, do të ketë zbritje të çmimit të energjisë elektrike

ERC në të ardhmen nuk do të përcaktojë çmimin përfundimtar të energjisë elektrike, por vetëm tarifën për transmetimin dhe për shpërndarjen

Vaksinimi kundër gripit do të fillojë nga java e parë e nëntorit

MSH: Dje janë aplikuar 6,521 vaksina, ndërsa të regjistruar për vaksinim janë 438,879 persona

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom