E ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut ka perspektivë dhe të dy shtetet duhet të punojnë me besim dhe dialog edhe më të madh, i cili duhet të udhëhiqet mes bashkëbiseduesve të barabartë, pa nënçmime, me respect të ndërsjellë në mënyrë që të arrihet përparim dhe progress, porositën dje nga Roma presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev. Nevoja për dialog mes dy vendeve dhe gjetja e zgjidhjeve të ndërsjella të pranueshme u theksua edhe në bisedën telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Stefan Janev.
“Ajo që jemi sot bashkë me Radevin nuk është e rastësishme. Dëshirojmë të tregojmë se edhe në Ballkan ka njerëz, politikanë të cilët mund të flasin me gjuhë evropiane, për sfidat por edhe për të ardhmen. Te Radevi e gjeta bashkëbiseduesin me të cilin mund të flas në gjuhën e njëjtë, atë evropiane, që mund të sjellë të ardhme më të ndritur për dy vendet tona”, theksoi Pendarovski në Romë.
Ai theksoi se shënimi I përbashkët I Cirilit e Metodit është dinamikë e re në marrëdhëniet bilateral, me të cilën do të tejkalohen kufijtë nacional dhe rajonal dhe shpresoi se në vitet dhe muajt që janë para nesh qëndrojnë shumë ditë më të mira edhe para Maqedonisë së Veriut edhe para Bullgarisë.
Radev ndërkaq theksoi se Bullgaria është e gatshme të punojë në ndërtimin e urave mes të dy vendeve për zhvillim të lidhjeve ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore dhe për afrim mes njerëzve.
“Porosi shumë e fuqishme është se nga ky vend i shenjtë bazilika ‘Santa Maria Maxhore’ presidentët e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut dërgojnë porosi të qartë drejtë qytetarëve tanë për bashkëpunim, besim dhe miqësi. Ajo porosi është shumë e fuqishme”, tha Radevi.
Sipas Radevit, në bisedimet për tejkalimin e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk ka nevojë për ndërmjetës evropianë, sepse “askush më mirë se ne nuk e di historinë tonë”.
“Zgjidhja e problemeve varet nga ne, nga dialogu kosntruktiv në bazë të dokumenteve dhe burimeve historike, në të cilat do të punojë komisioni I përbashkët. Komisioni do të merret me historinë, por më me rëndësi është se në nivel të lartë politik t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm. Këta hapa nuk kalojnë nëpër metropolet e tjera evropiane dhe prej atje në asnjë rast të mos bëhet presion ndaj Bullgarisë. Hapi i vërtetë është një, në Sofje. Atëherë do të zgjidhen të gjitha problemet. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, deklaroi Radev.
Liderët politikë të të dy vendeve kanë përgjegjësi të krijojnë kushte për dialog dhe për bisedime konstruktive, u dakorduan në bisedën telefonike edhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Stefan Janev, të cilët u dakorduan se nevojiten shumë përpjekje për zgjidhje të pranueshme të ndërsjelltë.
Kryeministri Zaev në intervistë për javoren “Fokus” porositi se ne jemi popull paqedashës dhe prej nesh pritet vetëm ndërtimi i miqësisë dhe bashkëpunimit. Lidhur me deklaratën e Radevit se Bullgaria dëshiron kufij të qartë për sigurinë e saj nacionale dhe interesat e saja nacionale, Zaev porositi se vendi nuk ka dilema për reflektimin e garancave, duke shtuar se “nëse mendohet në emrin e shkurtë dhe të gjatë, Maqedonia e Veriut është njejtë si Republika e Maqedonisë së Veirut dhe saktësisht i referohet shtetit pa kurrfarë pretendimesh territorial as ndaj Bullgarisë, as ndaj fqinjëve të tjerë”.
“Definitivisht mendoj se presidenti Radev, i cili është lider evropian, mund të bëjë hap pozitiv, me të cilënv do t’i japë mundësi miqësisë sonë që të zhvillohet dhe të jetë më e madhe, në vend se të lërë gjurmë mes dy popujve”, vlerësoi Zaev duke shprehur kënaqësi nga format e parashtruara kreative të propozimeve, të cilat ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Silva dhe eurokomisari Varheji kohë më parë i njoftuan pas vizitës në Sofje dhe në Shkup me shpresë se në fund të ditës BE-ja do të reflektojë atë që e presim.
Për propozimin e opozitës që të braktiset Marrëveshja me Bullgarinë dhe të bëhet e re, me më shumë garanci ndërkombëtare, kryeminstri Zaev deklaroi se është mjaft joserioze të anulohet një marrëveshje, e cila tashmë filloi të realizohet dhe për të cilën ka akoma shumë për t’u bërë, më pas duke përsëritur se identiteti dhe gjuha janë linja të njohura të kuqe, për të cilat as Qeveria, as Unioni nuk mund të bisedojnë dhe t’I ndryshojnë.
Ambasadori sllovak në vend Henrik Markush, tha se vendi i Maqedonisë së Veriut është padyshim në BE dhe se ndryshimi i emrit të vendit nuk u shpërblye me fillimin e negociatave aktuale për anëtarësim.
“Kthimi i Evropës në një vend më të mirë, veçanërisht në trajtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ishte një kontribut i pashembullt, veçanërisht me ndryshimin e emrit të vendit tuaj, nuk u shpërblye me rezultatin më logjik me fillimin e negociatave reale të anëtarësimit. Ndërsa ne punojmë me partnerët tanë të BE për të adresuar pengesat menjëherë, ekziston një mundësi unike për t’u bashkuar me diskutimin mbi të ardhmen tonë të përbashkët dhe diskutimi dhe e ardhmja jonë e përbashkët qëndron në projektin e Konferencës mbi Ardhmërinë e Evropës”, tha Markush.