• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Takim trilateral: Është rritur interesi i konsumatorëve për cilësinë e energjisë së dërguar dhe shërbimet nga furnitorët

May 27, 2021
in BALLINA, EKOLOGJI, EKONOMI, LAJME
Maqedoni, do të ketë zbritje të çmimit të energjisë elektrike
Share on FacebookShare on Twitter

Si u reflektua Pandemia Kovid-19 ndaj sistemeve elektroenergjetike dhe çfarë masa ndërmorën rregullatorët nga Evropa për t’i mbrojtur konsumatorët, janë disa nga temat e takimit të tretë trilateral të organizuar nga Këshilli i rregullatorëve evropianë të energjisë (CEER), Këshilli i rregullatorëve të Komunitetit energjetik (ECRB) dhe Shoqata e rregullatorëve mesdhetarë të energjisë (MEDREG).

Siç informojnë nga Komisioni për energjetikë dhe shërbime të ujit, rregullatorët janë dakorduar se në periudhën e kaluar për shkak të punës së koncentruar nga shtëpia tek konsumatorët ka interes të rritur për të drejtat e tyre kur bëhet fjalë për cilësinë e energjisë së dërguar dhe  shërbimit të ofruar nga furnitorët.

“Mbrojtja e konsumatorëve është qëllimi kryesor drejt të cilit janë drejtuar të gjitha aktivitetet në Këshillin e rregullatorëve të Komunitetit energjetik”, thekson Bislimovski, i cili në rol të kryetarit të Këshillit mori pjesë në takim.

Konkludoi se kontratat e drejta për konsumatorët dhe sigurimi i standardit të lartë në cilësinë e furnizimit, janë rregulla të cilat duhet të garantohen dhe për të cilat nuk duhet të ketë lëshime.

“Si rregullatorë, qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë liberalizim dhe tranzicion energjetik që nënkupton zëvendësim të derivativeve fosile me burime ripërtëritëse të energjisë dhe ajo është për të mirën e qytetarëve. Implementimi i të ashtuquajturit Pako e rregullativës për energji të gjelbër paraqet sfidë për ne. Kemi për qëllim t’i motivojmë konsumatorët të angazhohen aktivisht dhe të njihen me proceset dhe teknologjitë e reja, me të cilat do t’u mundësohet fleksibilitet gjatë përdorimit të sistemeve të kapshme”, deklaroi Bislimovski.

Duke folur për vitin që e shënoi pandeminë në takim u përmend se digjitalizimi u tregua si urë e suksesshme, e cila e zëvendësoi pagesën fizike dhe siguroi të mos rrezikohet likuiditeti i kompanive energjetike.

Nga Komisioni njoftojnë se gjatë ditës së sotme, rregullatorët evropianë dhe mesdhetarë vazhdojnë me diskutimet dhe do t’i referohen krijimit të mekanizmave për shkak të nxitjes së pjesëmarrjes më të madhe të konsumatorëve të tregjeve.

Next Post
Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi

Xhaferi pret balancën e Buxhetit, interpelancat për Mariçiqin dhe Nikollovskin deri më 8 qershor

Javën e ardhshme fillon debati për ribalancin e Buxhetit

Deputetët prej seancës së ardhshme kthehen në sallën e rregullt për seanca

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom