• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Pendarovski u takua me komandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë, gjeneralin Kristofer Kavoli

May 25, 2021
in EKONOMI, BALLINA, LAJME
Pendarovski: Arratisja e Mijallkovit i diskrediton përpjekjet për t’u përballur  me krimin dhe korrupsionin e lartë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti komandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë gjeneralin Kristofer Kavoli.

Në takim, siç njoftoi Kabineti i presidentit Pendarovski, ishte shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i përgjithshëm dypalësh midis shtetit dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. 

Presidenti Pendarovski theksoi se SHBA-ja është aleat i rëndësishëm dhe mbështetës i shtetit tonë nga pavarësia e saj dhe se Maqedonia e Veriut  veçanërisht i vlerëson marrëdhëniet me SHBA-në, si partner i saj strategjik. Anëtarësimi në NATO, theksoi presidenti Pendarovski, jep mundësi shtesë për përforcim të partneritetit. 

Pendarovski theksoi se në përkushtimin afatgjatë të vendit dhe Armatës së saj, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-në të japë kontribut në operacionet paqësore ndërkombëtare, duke i përfshirë misionet e realizuara në Irak dhe në Afganistan. 

Në takim presidenti Pendarovski u falënderua për kontributin gjithëpërfshirës të SHBA-së në modernizimin dhe pajisjen e Armatës, si dhe në stërvitje dhe edukim të pjesëtarëve të saj. 

Presidenti Pendarovski i ka riafirmuar të gjitha përpjekjet për rritje të vazhdueshme të buxhetit në mbrojtje, deri në plotësimin e qëllimit të projektuar  në vitin 2024 të paktën 2 përqind e BPV-së të investohen në modernizimin dhe zhvillimin e Armatës. 

Para bashkëbiseduesit presidenti Pendarovski ka prezantuar një pjesë të arritjeve dhe zhvillimit të aftësive ushtarake të Armatës, sipas nevojave që dalin nga  anëtarësimi në NATO. 

Në takim, siç citohet, ishin këmbyer informacione gjatë stërvitjes multinacionale “Goditje vendimtare 21”, që mbahet në poligonin e Armatës “Krivollak”. Presidenti Pendarovski theksoi se me realizimin e stërvitjes Armata edhe njëherë e dëshmon gatishmërinë e saj të veprojë në mënyrë të koordinuar me aleatët.

Next Post
Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme

Bytyqi nga Prishtina: Të krijojmë politika ekonomike për bashkëpunim më të madh dhe konkurrencë më të mirë në Ballkanin Perëndimor

Përbërja e organeve të punës të komisioneve kuvendore

Në qershor Kuvendi do të debatojë për interpelancat e Mariçiqit dhe Nikollovskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom