• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Në kushte spitalore po mjekohen 318 persona me koronavirus, 137 prej tyre janë në Shkup

May 25, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Bie numri i të infektuarve me Kovid-19, mirëpo mbeten apelet për respektim të masave për mbrojtje

epa08783114 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 29 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients over 24 hourse in North Macedonia rose to a record number since the pandemic began.The capacity of the hospitals in the country are very close to be full. The Macedonian parliament voted on changes in the legislation regarding the protection of the public from infectious diseases. These changes make wearing face masks mandatory outside of the home. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Për mjekim në spitalet e vendit ndodhen 318 persona me Kovid-19 apo të dyshuar me Kovid-19, ndërkaq në dispozicion janë 574 shtretër spitalorë. Në Shkup ka 137 pacientë, ndërsa në qytetet e tjera 181. Shumë prej tyre janë në mbështetje oksigjeni, informoi Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për persona të hospitalizuar.

Numri i pranimeve po ulet gjatë ditëve të fundit, kështu që spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve dedikuar për pacientë me kovid-19.

Në 24 orët e fundit, në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar pesë pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, nga dy, në Klinikën infektive dhe në SPQ “8 Shtatori” dhe një në Institutin për TBC, ndërsa në shtëpi janë lëshuar dy pacientë të shëruar.

Sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 70 vende të lira në kryeqytet. Siç njoftoi Ministria, në Infektiv janë të shtruar 68 të sëmurë, në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 50 dhe 19 janë të hospitalizuar në Institutin për TBC.

Sipas raporteve të spitaleve në qytetet e tjera, në Manastir dhe në Veles në mënyrë spitalore po mjekohen 17 persona, në Shtip 19, Tetovë pesë pacientë, Kumanovë 34.

Në Ohër janë të hospitalizuar 25, në Prilep 12, dy në Gostivar, 22 në Strugë, 13 në Strumicë, nga katër në Kopan dhe Kavadar, shtatë në Kërçovë, ndërsa në Gjevgjeli nuk ka pacientë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë thekson se statistikat ndryshojnë gjatë ditës me pranime dhe lëshime të reja të pacientëve dhe se repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore, drejt të cilave ka qasje oksigjeni.

Next Post
Pendarovski: Arratisja e Mijallkovit i diskrediton përpjekjet për t’u përballur  me krimin dhe korrupsionin e lartë

Pendarovski u takua me komandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë, gjeneralin Kristofer Kavoli

Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme

Bytyqi nga Prishtina: Të krijojmë politika ekonomike për bashkëpunim më të madh dhe konkurrencë më të mirë në Ballkanin Perëndimor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom