• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

MASH: Për herë të parë është nënshkruar marrëveshja kolektive, me të cilën rriten pagat dhe promovohen të drejtat e punonjësve në arsimin e lartë

May 14, 2021
in ARSIM, BALLINA, LAJME
Në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës, MASH njoftoi se në shkolla intervenohet me kohë
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit në arsimin e lartë dhe të shkencës, nga shtatori do të marrin 10 përqind paga më të larta, ndërsa do t’u paguhen edhe shërbimet e kaluara, të cilën vetëm disa nga institucionet e kanë paguar deri më tani, pasi Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, për herë të parë nënshkroi një marrëveshje kolektive me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Sindikata e pavarur akademike, gjithashtu i është bashkuar marrëveshjes kolektive, informojnë sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga MASH theksojnë se me përfshirjen e SPA-së në marrëveshjen kolektive për herë të parë në 30 vjet si shtet i pavarur, profesorët negociuan drejtpërdrejt të drejtat e tyre me Ministrinë, pa ndërmjetësimin e strukturave drejtuese të universiteteve shtetërore.

“Sindikatat besojnë se kjo marrëveshje kolektive është jashtëzakonisht e rëndësishme për të drejtat e punëtorëve, përsa i përket zgjidhjeve për problemet sistemike që i prekin punonjësit në sektorin për vite, dialogu social dhe rregullimi i marrëdhënieve midis aktorëve të ndryshëm dhe njohja e asaj që është e rëndësishme në politikën e arsimit të lartë dhe shkencës, thuhet në kumtesën e sotme nga MASH.

Sipas Ministrisë, me marrëveshjen e re kolektive është bërë hap në një drejtim pozitiv, për t’i realizuar kërkesat e dy viteve të para të planit pesë-vjeçar dhe pritet përmirësim i të drejtave të të gjithë punonjësve dhe realizim i kërkesave të vendosura në mënyrë të plotë dhe se ato do të realizohen me ritëm të përshpejtuar pas përfundimit të krizës shëndetësore me pandeminë.

“Marrëveshja kolektive i rregullon dhe promovon të drejtat e marrëdhënies së punës në sektorin e arsimit të lartë dhe shkencës: punësimi, ngritja në detyrë, e drejta e pushimit vjetor, e drejta e pushimit të paguar dhe të papaguar, mbrojtja nga dorëheqja, kushtet e ndihmës financiare, organizim sindikal. Në marrëveshje përcaktohet mënyra e llogaritjes së pagës, e cila bazohet në shkallën e kompleksitetit dhe përgjegjësisë në vendin e punës, e shprehur si një koeficient në lidhje me pagën mesatare të shtetit. Kjo metodë e llogaritjes siguron një sistem vlerësimi, por edhe rritje të vazhdueshme të pagave, e cila do të rritet së bashku me pagën mesatare, e cila parandalon ngecjen e pagave si në periudhën e kaluar”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në përbërësin bazë të pagës, sipas MASH, do të paguhet edhe shërbimi i kaluar. Marrëveshja kolektive e përcakton edhe pragun e sipërm të ngarkesës së stafit mësimor me mësimdhënie të detyrueshme dhe orë plus, si dhe pagesën e punës jashtë orarit.

Next Post
Osmani – Zef: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë t’i mbajnë konferencat e para ndërqeveritare dhe t’i fillojnë bisedimet

Osmani – Zef: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë t’i mbajnë konferencat e para ndërqeveritare dhe t’i fillojnë bisedimet

Greqia e vazhdoi vendimin për ndalesë për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta deri më 8 shkurt

Greqia lejoi hyrjen e shtetasve të RMV-së përmes vendkalimit kufitar “Evzoni” me protokoll të veçantë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom