• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Arritën 6.000 doza të vaksinave për imunizimin e Policisë kufitare, donacion nga Qeveria hungareze

May 12, 2021
in COVID-19, BALLINA
Agjencia për ilaçe e BE-së e miratoi vaksinën e Fajzer/BionTek

epa08898000 (FILE) - An undated handout made available by the German pharmaceutical company Biontech shows a hand holding an ampoule with BNT162b2, the mRNA-based vaccine candidate against COVID-19, in Mainz, Germany (reissued 21 December 2020). The European Medicines Agency has approved the conditional use of the Pfiizer / BioNTech coronavirus vaccine. EPA-EFE/BIONTECH SE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar Shkup e pritën delegacionin e udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, i cili e dorëzoi donacionin prej 6.000 doza të vaksinave kundër Kovid-19, si një akt miqësor të Qeverisë së Republikës së Hungarisë.

Pas dorëzimit të donacionit, ministri Spasovski tha se vaksinat dedikohen për imunizimin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë kufitare, e cila konform kompetencave dhe përgjegjësive të saj është më e ekspozuar ndaj sfidave të pandemisë aktuale globale me Kovid -19”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emrin tim dhe në emër të të gjithë punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për donacionin e bërë sot nga ministri Peter Sijarto. Dua të theksoj se deri më tani, si Ministri, kemi arritur të organizojmë imunizimin e mbi 1.500 anëtarëve të policisë sonë, dhe ne do të vazhdojmë me atë proces të imunizimit bazuar në planin e përgatitur nga MPB-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Kjo është një mundësi tjetër për të dërguar një mesazh të fortë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe miqësisë përmes një veprimi kaq miqësor”, tha Spasovski.

Me këtë rast, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vaksinohen sepse, siç theksoi ai, vetëm në këtë mënyrë do të përballemi me pandeminë e Kovid-19 dhe të kthehemi në jetën normale, sepse nëse ne nuk kujdesemi për shëndetin tonë, familjen tonë, mjedisin, atëherë do të jetë shumë më e vështirë përballja me pandeminë dhe do të ekspozohemi ndaj masave shtrënguese shtesë.

Ministri Spasovski gjatë donacionit, edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e Hungarisë dhe bëri thirrje për vaksinim masiv. 

Next Post
Borelli inkurajon Zaevin të vazhdojnë me përmbushjen e reformave të BE-së

Borell: BE nuk mund ta ndalojë Izraelin

Zaev – Micotakis: Marrëveshja e Prespës solli zgjidhje që do të thonë miqësi, progres dhe ekonomi

Zaev – Micotakis: Marrëveshja e Prespës solli zgjidhje që do të thonë miqësi, progres dhe ekonomi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom