• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Borell: BE nuk mund ta ndalojë Izraelin

May 14, 2021
in POLITIKË, BOTA
Borelli inkurajon Zaevin të vazhdojnë me përmbushjen e reformave të BE-së

epa08476814 European Union foreign policy chief Josep Borrell addresses a joint online press conference with European Commissioner for Values and Transparency Vera Jourova (unseen) following a weekly College of Commissioners meeting at EU headquarters in Brussels, Belgium, 10 June 2020. EPA-EFE/FRANCISCO SECO / POOL

Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri i Lartë i BE-së për politikë dhe siguri të jashtme, Zhozep Borell mbrëmë deklaroi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndërmjetësojë në konfliktin izraelo-palestinez.

“Ne bëmë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, por kush mund të bëjë presion ndaj Izraelit? Vetëm SHBA-ja. Evropa tashmë një periudhë të gjatë nuk është në gjendje për këtë”, tha Borell në Madrid, ku ai foli në Institutin “Real Elkano” për librin e tij të ri, Politika e Jashtme Evropiane në kohën e Kovid-19.

“SHBA-ja është i vetmi vend që mund t’i japë fund këtij konflikti, natyrisht, nëse dëshiron,” tha Borell, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës.

Paraprakisht, presidenti amerikan XHo Bajden e justifikoi ndërhyrjen e Izraelit, në të cilën 103 palestinezë janë vrarë që nga e hëna, prej të cilëve 27 fëmijë. Në të njëjtën kohë, shtatë izraelitë u vranë në një sulm me raketa në Hamas nga Rripi i Gazës.

“Ky konflikt në Lindjen e Mesme nuk është asgjë e re, por bota shikon anash”, vlerësoi Borell.

Izraeli e hodhi poshtë kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve dhe refuzoi një hetim për krime të luftës, as nuk e ka pranuar thirrjen e Kombeve të Bashkuara për ta ndaluar përhapjen e okupimit duke ndërtuar vendbanime shtesë hebraike. Shpërngulja e palestinezëve nga toka dhe shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor të premten e kaluar çoi deri në valën e fundit të dhunës. 

Next Post
Zaev – Micotakis: Marrëveshja e Prespës solli zgjidhje që do të thonë miqësi, progres dhe ekonomi

Zaev – Micotakis: Marrëveshja e Prespës solli zgjidhje që do të thonë miqësi, progres dhe ekonomi

Negociuesi kryesor i Shqipërisë për BE, Zef Mazi në Shkup

Negociuesi kryesor i Shqipërisë për BE, Zef Mazi në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom