Me 46,5 milion dollarë të siguruara nga Banka Botërore, do të zbatohen dy projekte të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Këto janë projekte të efikasitetin energjetike në sektorin publik dhe promovimin e arsimit fillor që janë pjesë e kornize katërvjeçare në korniza të partneritetit prej 420 milion dollarë me Bankën Botërore.
Marrëveshjet për të dy projektet u nënshkruan kohët e fundit. Projekti për efikasitetin energjetikë në sektorin publik është me vlerë 25 milion dollarë, ndërsa projekti për promovimin e arsimit fillor është me vlerë 21,5 milion dollarë.
Periudha e ripagimit të kësaj kredie është 11 vjet, duke përfshirë grejs periudhën prej 3 vjetësh dhe normë interesi prej gjashtë muajsh EURIBOR me shpërndarje të ndryshueshme.
Në korniza të projektit të parë do të ndahen mjete për efikasitetin energjetikë në ndërtesat publike si ndërtesat komunale, ndërtesat e qeverisë qendrore dhe ndriçimin publik, si dhe asistencë teknike për krijimin e Fondit të efikasitet energjetikë dhe kapitalin fillestar për Fondin. Mjetet e destinuara për projektin e dytë do të drejtohen për investime në infrastrukturën shkollore, forcimin e kompetencave të stafit mësimdhënës dhe për reformën për monitorimin dhe vlerësimin e progresit kombëtar në mësim, i cili synon të zhvillojë një program shtetëror të testimit.
Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, projekte të tilla që kanë komponent të fortë zhvillimi kanë rëndësi të madhe, veçanërisht në kushtet kur po përballemi me efektet e krizës së Kovid-19 në ekonomi.
“Të dy projektet kanë për qëllim arritjen e rritjes-SMART ose “Rritjen më të mençur”, duke investuar në përmirësimin e efikasitetit dhe duke investuar në krijimin e vlerës së shtuar duke përmirësuar burimet njerëzore”, tha Besimi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Ai paralajmëroi se dy projekte të tjera nga Korniza e Partneritetit me Bankën Botërore janë në procedurë parlamentare. Një për modernizimin e bujqësisë me vlerë 46 milion euro dhe një tjetër 37 milion euro për rrugët lokale. Pas miratimit të ligjeve nga Kuvendi, këto marrëveshje do të nënshkruhen, të cilat do të fillojnë zbatimin e tyre.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se vetëm me politika dhe masa efektive për efikasitetin energjetikë, vendi mund të rrisë kursimet në konsumin e energjisë primare dhe përfundimtare. Krijimi i një fondi rrotullues për efikasitetin e energjetikës, sipas tij, është një sfidë kryesore në zbatimin e politikave të strategjisë së energjisë, dhe në planin afatgjatë, investimet në efikasitetin energjetikë kontribuojnë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare.
Në fushën e shëndetësisë, është planifikuar me efikasitet energjetikë të bëhen qendra shëndetësore në Vallandovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Negotinë, Probishtip, Radovish, Resnjë dhe Shën Nikollë, si dhe poliklinika “Idadija” dhe Instituti i Mjekësisë Fizike në Shkup. Klinika Universitare për Psikiatri, Qendra Shëndetësore në Shtip, si dhe disa institucione shëndetësore në zonat rurale.
Përzgjedhja, siç tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, bëhet bazuar në gjendjen e këtyre institucioneve shëndetësore publike.
Korniza katërvjeçare për partneritet me Bankën Botërore ka për qëllim krijimin e një ekonomie konkurruese dhe rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të vendit. Gjatë tre dekadave të fundit, Banka Botërore ka financuar projekte me vlerë mbi 2,5 miliardë dollarë.