Imunizimi masiv kundër Kovid-19 është duke u zhvilluar, numri i të infektuarve të rinj dhe të shtruarve në spital po zvogëlohet, gjë që jep shpresë për një përfundim të afërt të epidemisë. Përveç 200.000 vaksinave kineze, sasitë e para të 120.000 kanë mbërritur në vend dozat e para të premtuara nga BE-ja, të cilat i dorëzoi dje komisari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhei dhe ministrja austriake për Evropën, Karoline Edshtadler.
Kryeministri Zoran Zaev konsideron se prapa nesh është periudha kur ishte e vështirë për të mbërritur deri te vaksinat dhe se po hyjmë në një imunizim të gjerë.
“Prapa nesh mbetet periudha kur vështirë arriheshin vaksinat dhe të gjithë treguesit dhe dinamika e arritjes së vaksinave në periudhën në vijim paralajmërojnë se në atë pikëpamje kemi ndryshime serioze kah më e mira. Megjithatë, edhe në kushte të tilla solidariteti I BE-së për vendet e saja anëtare, si dhe për vendet candidate për anëtarësim në Union nuk mbeti prapa”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, i cili sot është në Shkup në kuadër të turnout të tij ballkanik me rastin e arritjes së vaksinave të para kundër Kovid-19, të ndara dhe financuara nga BE-ja.
Bëhet fjalë për sasitë e para nga gjithsej të miratuara 119.213 doza Fajzer të cilat BE-ja I siguron si ndihmë për Maqedoninë e Veriut përmes marrëveshjeve trilaterale në suaza të programit “Tim Jurop”.
Ai pret që vaksinimi të rrjedhë pa ndërprerje, sepse janë siguruar vaksina efikase dhe të sigurta dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten në vaksinacija.mk në mënyrë që të caktojnë termin për vaksinim.
Qeveria dhe MSH, shtoi ai, tashmë e inicuan formimin e pikave plotësuese rajonale vaksinuese për vaksinim masiv kundër Kovid-19 në Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa shumë shpejtë pika të tilla do të hapen edhe në Veles dhe në Prilep.
Lidhur me solidaritetin e BE-së dhe vendeve anëtare, kryeministri Zaev përkujtoi se 9 milionë euro nga BE-ja u ndanë për asistencë të sektorit shëndetësor me të cilat u siguruan 25 respiratorë, mbi 35.000 njësi të pajisjeve të specializuara mjekësore dhe mbi 1,6 milionë cope pajisje për mbrojtje personale. Nga program I BE-së nga fondet e BE-së u ndanë, shtoi, 40 milionë euro për mbështetje të 2.500 kompanive mikro dhe të vogla me çka u ruajtën mbi 2.100 vende të punës. 24 milionë euro arritën si mbështetje e programeve për rritje ekonomike dhe për ulje të papunësisë së të rinjve për mbi 7.000 të rinj të cilëve iu ofruan programe për parakualifikim në mënyrë që të jenë konkurrues në tregun e punës në këtë pandemic të përkohshme.
BE-ja, shtoi Zaev, siguroi mbështetje financiare në vlerë prej 160 milionë eurove për asistencë makrofinanciare të buxhetit që u locuan në masa të ndryshme me pako ekonomike për mbështetje të ekonomisë në përballjen me pasojat socio-ekonomike nga pandemia me Kovid-19.
Ju siguroj që BE-ja kujdeset dhe e mbështet Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i pandemisë. Ky është vetëm fillimi dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush, tha eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji në sallën “Boris Trajkovski” pas shpërndarjes së dozave të para të vaksinave kundër Kovid-19 të siguruara nga Bashkimi Evropian.
“Kjo është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut. Më në fund mund t’i dorëzojmë vaksinat e para. Sot jemi krenarë të njoftojmë se gati 120 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut do të dorëzohen deri në fund të gushtit. Kjo është dhuratë nga BE për Maqedoninë e Veriut për ta kapërcyer pandeminë. Shpresoj se do ta përfundojmë plotësisht procesin e vaksinimit. Sepse ne nuk jemi të sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt,” tha Varheji.
Ai theksoi se nuk ishte e lehtë të sigurohen vaksinat dhe shprehu mirënjohje të madhe për Qeverinë e Austrisë.
Ministrja austriake për Evropën, Karoline Edshtadler tha se është e lumtur që Austria dhe BE arritën të sigurojnë 650 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat gati 120 mijë janë për Maqedoninë e Veriut.
Edshtadler vuri në dukje se pandemia nuk ka mbaruar ende, por dita e sotme është një ditë shprese se së shpejti do të kapërcehet.
“Vaksinimi do ta ndryshojë rrjedhën e pandemisë, do ta zvogëlojë barrën për punonjësit mjekësorë dhe sistemin shëndetësor. Ky është një gjest i angazhimit nga Austria dhe BE-ja për Ballkanin Perëndimor. Austria është e përkushtuar për ta bërë rajonin qendër të politikës së jashtme të BE-së dhe për këtë arsye do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në atë kontekst. Shpresoj që së shpejti të kthehemi në normalitet. Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund t’i japim fund pandemisë,” tha Edshtadler.
Vaksinimi kundër Kovid-19 në vend filloi më 17 shkurt. Më 5 prill, filloi vaksinimi më masiv në pikën e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku përveç punonjësve shëndetësorë, u vaksinuan edhe njerëz nga popullata kritike. Përfundimisht me 2 maji, me “Fajzer” janë vaksinuar gjithsej 19.858 (15.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë), me me “Sputnik V” 34.177 (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë), me “Astra Zeneka” gjithsej 21.949 dhe me Sinofarm janë vaksinuar 953 persona.