• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Konoli: NATO-ja është aleancë e sigurisë dhe vlerave të përbashkëta, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull që duhet ta ndjekin vendet tjera në rajon

May 5, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Konoli: NATO-ja është aleancë e sigurisë dhe vlerave të përbashkëta, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull që duhet ta ndjekin vendet tjera në rajon
Share on FacebookShare on Twitter

NATO-ja është aleancë e sigurisë, por edhe e vlerave të përbashkëta, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembull që duhet ta ndjekin vendet tjera të rajonit.

Këtë e theksoi Kongresmeni amerikan dhe kryetar aktual i Asamblesë parlamentare të NATO-s, Xherald E. Konolli dje gjatë një ligjeratë onlajn para studentëve të Fakultetit për shkenca politike në Universitetin amerikan Kolexh Shkup (UAKS), dhe me këtë rast e përshëndeti anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi Universiti Amerikan Kolexh Shkup, në periudhën që vijon si sfida kryesore për SHBA-në dhe vendet e NATO-s, Kongresmeni Konolli I theksoi: përballjen me pabarazitë në shoqëri, fuqinë në rritje të Kinës dhe investimet në kërkim dhe zhvillim, infrastrukturë dhe arsim.

Duke e ndarë pikëpamjen e tij për kompetencat e ekzekutivit dhe legjislaturës sipas Kushtetutës së SHBA-së, ai theksoi se është përgjegjësi e Kongresit të ruajë rolin e tij si kontrollues në procesin e vendimmarrjes.

Studentët, theksohet, treguan interes për punën e Kongresmenit Konolli, veçanërisht në lidhje me zhvillimet aktuale në SHBA gjatë administratës së presidentit Bajden, por edhe për angazhimin e Kongresmenit Konolli si kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s .

Xherald E. Konolli e shërben mandatin e tij të shtatë në Dhomën e përfaqësuesve të SHBA-së si anëtar i vjetër i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës, kryetar i Nënkomitetit për Aktivitetet Qeveritare dhe si anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Xherald Konolli është njohës i mirë i çështjeve të përparësisë së politikës së brendshme dhe të jashtme për SHBA-në. Ai u zgjodh kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në 23 nëntor të vitit 2020.

Maqedonia e Veriut më 27 mars të vitit 2020 u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-s me deponimin e instrumentit për aderim në Departamentin amerikan të shtetit në Uashington.

Next Post
Filipçe: Po ulet numri i pacientëve të sapopranuar në spitale, por syhapur e ndjekim situatën

Lehtësime shtesë të kufizimeve nëse vazhdon qetësimi i pandemisë

(DREJTPËRDEJT) Filloi paneli “Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkolla”

(DREJTPËRDEJT) Filloi paneli "Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkolla"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom