• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Pavlina Cërvenkovska zgjidhet kryetare e re e Këshillit gjyqësor

April 28, 2021
in DREJTËSI, BALLINA, LAJME
Pavlina Cërvenkovska zgjidhet kryetare e re e Këshillit gjyqësor
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme me 12 vota nga po aq anëtarë të pranishëm e zgjodhën Pavlina Cërvenkovskan kryetare të re.

Në pajtim me Ligjin e ri për këshill gjyqësor, i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, zgjedhja e kryetarit të Këshillit gjyqësor u bë nga anëtarët e këshillit me të drejtë vote të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi, me mandat prej dy vitesh, pa të drejtë të rizgjedhjes.

Cërvenkovska, pas zgjedhjes, porositi se nuk do të zhgënjejë me besimin e dhënë dhe u angazhua se në mënyrë profesionale me të gjithë integritetin do ta kryejë funksionin e kryetares së Këshillit gjyqësor.

“Funksioni që mu dha sot e kuptoj si funksionin e parë në mesin e të barabartëve. Ne jemi trup kolektiv dhe vendimet këtu i sjellim me shumicë votash. Roli im do të jetë vetëm të kontribuoj që sa më shumë të përforcohet fryma ekipore e këtij Këshilli gjyqësor”, deklaroi Cërvenkovska.

Pavlina Cërvenkovska është zgjedhur anëtare e Këshillit gjyqësor në dhjetor të vitit të kaluar. Nga viti 2006 deri në vitin 2020 ka punuar si këshilltar gjyqësor në Gjykatën e Apelit Shkup. Paraprakisht nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka punuar si Këshilltare shtetërore në Qeveri ndërsa ka punuar edhe si Drejtuese Sektori në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka punuar si avokate, ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 1998 si Sekretare shtetërore e Odës së kapitalit privat të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i deritanishëm i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev shkeli në funksion më 27 prill 2019.

Këshillin gjyqësor e përbëjnë 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjykatësve, tre i zgjedh Kuvendi dhe dy anëtarë, me propozim të Presidentit të shtetit. Anëtarë pa të drejtë vote janë edhe kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë. Ata zgjidhen me mandat prej gjashtë vitesh, me të drejtë për edhe një rizgjedhje tjetër.

Next Post
Nikollovski: Është përgatitur një studim fizibil për Ligjin për prejardhjen e pronës

Nikollovski: Raporti i Fridom Haus shënon progres të fuqishëm dhe dalje nga kriza institucionale në të cilën ishim para vitit 2017

Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme demantin se po organizon bojkot të mësimit për shkak të librave digjital

Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme demantin se po organizon bojkot të mësimit për shkak të librave digjital

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom