• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Quçuk: Presidenti mund të jetë garantues për konstruktivitetin e Maqedonisë së Veriut

April 27, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Quçuk: Me bllokadën ndaj Shkupit dhe Tiranës, humbin edhe Brukseli dhe Sofja
Share on FacebookShare on Twitter

Në një deklaratë të shkurtër për MIA-n, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk, thotë se kishte takim të mirë me presidentin Stevo Pendarovski dhe beson se ai mund të jetë garantues i konstruktivitetit në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Quçuk për MIA-n tha se është pothuajse e sigurt që do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në Bullgari, që do të thotë ndoshta një shtyrje tjetër e fillimit zyrtar të negociatave në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pavarësisht thirrjeve nga udhëheqësit e lartë të BE për të dhënë dritën jeshile për të filluar procesi i negociatave deri në fund të qershorit të këtij viti.

“Nuk ka mbetur kohë deri në fund të presidencës portugeze dhe ne duhet të jemi të gatshëm për atë skenar, në këtë moment Bullgaria nuk më duket reale ta pranojë dhe ne duhet të punojmë për zgjidhjen e problemit dypalësh, duke ulur retorikën nacionaliste nga të dy palët”, tha Quçuk për MIA-n.

Ai u bëri thirrje autoriteteve maqedonase të përqëndrohen në agjendën e reformave, e cila do të kërkojë përpjekje në periudhën e ardhshme, si dhe të investojë në marrëdhënie të mira fqinjësore.

Raportuesi për Maqedoninë Veriore në Parlamentin Evropian thotë se është i vetëdijshëm se shtyrja e fillimit të negociatave për vendin do të ketë pasoja dekurajuese për publikun dhe se “e ardhmja është argument legjitim”, por që “e kaluara duhet të kuptohet në të dy vendet”.

Quçuk shpreson që të dy palët do të jenë në gjendje të ngrohin marrëdhëniet në periudhën e ardhshme dhe përsëriti se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski sot ka një seri takimesh me udhëheqësit e BE-së, ndërsa ditën e nesërme do t’ia kushtojë NATO-s, ku do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Next Post
Shekerinska: Takimi i Radevit gabim në hapa, Maqedonia e Veriut shembull në rajon për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve

Shekerinska: Non pejperi aktual shkaktoi reagim dhe dënim të fortë nga forcat progresive në Ballkan, në Bruksel dhe Uashington

Presidenti Pendarovski në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

Presidenti Pendarovski në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom