• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Bytyqi: Zgjodhëm model adekuat, të drejtë për ta ndihmuar sektorin turistik-hotelierik

April 27, 2021
in EKONOMI, BALLINA, LAJME
Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 17,8 milionë euro, sa peshon pakoja e gjashtë e masave ekonomike, vetëm për hotelierinë janë paraparë 9,9 milionë euro dhe konsiderojmë se ky është model adekuat, I drejtë të cilin e zgjodhëm për ta ndihmuar sektorin turistik hotelierik, vlerësoi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Modelin e bazuam në atë që të gjithë kemi mbjellur. Nëse në vitin 2019 dhe 2020 kompanitë kënaqeshin në ekonominë joformale, ndërkaq që sot kërkojnë ndihmë nga shteti, për fat të keq nuk mund të përgjigjemi. Por, të gjithë të cilët kanë vepruar dhe kanë operuar në mënyrë adekuate do të marrin ndihmë adekuate sipas modelit që e krijuam – kompensim të një pjese të të ardhurave dhe kompensim të një pjese të rrogës për çdo të punësuar”, tha Bytyqi në përgjigje të pyetjes pas inaugurimit të fabrikës së kompanisë gjermane “Gereshajmer” në ZZHTI Shkup 2 në Bunarxhik.

Ai theksoi se edhe deri më tani është takuar me përfaqësues të Odës turistike-hotelierike, ndërkaq sërish do të shihet me ta për të biseduar.

“Duhet të kuptojmë se edhe në periudhë të krizës duhet të tentojmë të krijojmë sistem I cili është I qëndrueshëm dhe I cili do të japë efekte pozitive shtesë në afat të mesëm. Konsideroj se ky model njëherë e përgjithmonë do t’I filtrojë ata të cilët meritojnë të marrin ndihmë, ndërkaq për ata që meritojnë më pak shpresoj se do t’I përfshijmë me programet tjera rrjedhëse me të cilët punojmë në asgjësimin e ekonomisë gri, në rritje të punësimeve”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri theksoi se në zhvillimin dhe krijimin e politikave ka sy qasje nga të cilat e para është, siç tha, një kapelë për të gjithë, ndërsa e dyta është kapelë e qepur për të ndryshmë.

“Ne krijojmë modele dhe politika të hartuara për kategori të caktuara të hotelierëve”, saktësoi Bytyqi.

Next Post
E diela të jetë ditë pushimi – tema e takimit të Shahpanskës me Sindikatën e Qendrës klinike

Komisioni i pranoi ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale që parasheh asistencë personale për fëmijët nga mosha gjashtë vjeçare

Fatime Fetai në gjah edhe pas mjekëve!

Fetai: Pres intensitet më të fuqishëm në luftën për drejtësi dhe kundër krimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom