• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Interpelanca për Ministrin Spasovski në rend të ditës në Kuvend

April 26, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Interpelanca për Ministrin Spasovski në rend të ditës në Kuvend
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvend sot duhet të mbahet vazhdimi i seancës së 39-të, në të cilën kanë mbetur edhe 24 pika të tjera në rendin e ditës, ndër të cilat si e fundit është interpelanca për punën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski paraqitur nga deputetët e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Interpelanca në Kuvend është pranuar më 24 shkurt të këtij viti, ndërsa 12 deputetë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa theksojnë se “pas arratisjes së Gruevskit dhe arratisjes së pretenduar të Mijallkovit, ata kërkojnë përgjegjësi nga Spasovski”. Deputetët nga partitë shqiptare të opozitës theksojnë se pas kësaj Spasovski “nuk mund të jetë ose nuk duhet të jetë Ministër i i Punëve të brendshme sepse, ai që ndihmon dikë për të kryer një vepër penale ose që e toleron atë, është po aq përgjegjës sa edhe autori i veprës”.

Kuvendi në vitin 2019 nuk pranoi interpelancën e Spasovskit, të paraqitur në atë kohë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”.

Në rendin e ditës, ndër të tjera, janë edhe propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis palëve në Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut për Sigurinë e Informacioneve dhe për emërimin e një anëtari të Komisionit rregullator për energjetike dhe shërbimeve të ujit.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim programin për ndryshimin e Programit Afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe përdorimin e rezervave të mallrave për periudhën 2021-2025, si dhe për propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Fitimin, për shpalljen e një pjesë të malit Shar për Park Kombëtar dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin në Ushtri, të tre në lexim të parë.

Next Post
Shekerinska dhe Bërnz për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak”

Shekerinska dhe Bërnz për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak”

Ambasadorja kroate Tiganj për vizitë në Kuvend

Ambasadorja kroate Tiganj për vizitë në Kuvend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom