Republika e Shqipërisë zgjedh sot 140 deputetët e ri të Parlamentit, të cilët do të përcaktojnë edhe Qeverinë dhe kryeministrin e ardhëshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 11:00 në Shqipëri kanë votuar 20.70 % të qytetarëve në rang vendi.
Të dhënat e KQZ-së deri më tani tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje duke krahasuar orën 10:00 me katër vite më parë vihet re një rritje e qytetarëve që kanë dalë për të votuar.
Deri në këto çaste votimi ka qenë i qetë me incidente sporadike. Janë vërrejtur tensione mes komisionerëve dhe tentim për të fotografuar votën.